Lajme
Paradë Gay në Shqipëri
“Gay Paradë” do të zhvillohet edhe në Tiranë, ashtu siç ndodh në vende të tjera në çdo 17 maj, në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve dhe lesbikeve. Kreu i “Ambasadës Pink”, Altin Hazizaj kërkoi që në Tirane të ngrihet flamuri i komunitetit “LGBT” (Lesbians, Gay, Bisexual and Transexuals), të cilin do t’ia dorëzoje kryeminsitrit Sali Berisha […]
“Gay Paradë” do të zhvillohet edhe në Tiranë, ashtu siç ndodh në vende të tjera në çdo 17 maj, në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve dhe lesbikeve.
Kreu i “Ambasadës Pink”, Altin Hazizaj kërkoi që në Tirane të ngrihet flamuri i komunitetit “LGBT” (Lesbians, Gay, Bisexual and Transexuals), të cilin do t’ia dorëzoje kryeminsitrit Sali Berisha pikërisht në këtë ditë.
“17 maji është një ditë speciale për ne. Është dita ndërkombëtare kundër homofobisë. Një nga sheshet kryesore të Tiranës do të ketë pa dyshim evente, që do të ketë të bëjnë me promovimin, garantim dhe pa dyshim, respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Pa diskutim, ne do t’i kërkojmë autoriteve shqiptare që në 17 maj të ngrënë flamurin LGBT, përkrah flamurit shqiptar, në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit tonë. Mendojmë që të kemi aktivitete, duke nisur nga ajo që duhet parada e flamurit, ku duam t’i dorëzojmë flamurin tonë vetë kryeministrit Sali Berisha”, u shpreh zoti Hazizaj.
Përfaqësues të Ambsades Pink dhe “LGBT” kanë kërkuar mbështetjen e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, pasi sipas tyre ata ndihen të diskriminuar në vendin tonë, ndonëse sipas tyre përbëjnë 10 % të popullsisë. (Top Channel)
“Ne do të nisim një bashkëpunim me ambasadën, me një fokus të caktuar që është promovimi, respektimi, garantimi dhe përmirësimi i të drejtave të këtij komuniteti në Shqipëri. Ne kemi informacion se ka shkelje të natyrave të ndryshme, si keqtrajtime nga policia dhe deri tek ato që mund të duken si më të thjeshta, por që peshojnë rëndë, nga një fjalor i papërshtatshëm, qoftë nga organe dhe institucione shtetërore, që për mendimin tonë janë të papranueshme”, deklaroi Avokati i Popullit.
Totozani tha se së shpejti do të përgatitet një raport në lidhje me respektimin e të drejtave të këtij komuniteti sëbashku me rekomandime, i cili do të paraqitet në parlament. (Top Channel)
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












