Lajme
Modeli suedez, shembull për mësimin e shqipes në Zvicër
Ministri kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli është takuar në Lozanë me përfaqësues shoqatash shqiptare të Zvicrës frankofone
Suedia e ka të inkorporuar institucionalisht në sistemin arsimor mësimin e gjuhës amtare për të huajt. Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Zvicra.
Një propozim të tillë e ka lansuar në një takim me përfaqësues shoqatash shqiptare në Lozanë, ministri i Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli, si njërën nga alternativat për ta nxjerrë nga qorrsokaku shkollën shqipe, të cilën nuk po e vijojnë më shumë se 3 mijë nxënës në tërë Zvicrën.
Në këtë takim ku po merrnin pjesë përfaqësues shoqatash shqiptare duke filluar prej ansambleve, studentëve e deri te ato të inxhinierëve, ministri Makolli tha se për të vënë në binarë institucional mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë po punojnë katër ministri të qeverisë kosovare. „Ne duhet të bëjmë gjithçka si institucione, po edhe ju si bartës të mësimit shqip në diasporë, në mënyrë që të rrisim numrin e nxënësve shqiptarë, të cilët do të vijojnë mësimin plotësues në diasporë. Me këtë do t’i ruajmë edhe lidhjet e tyre me vendin e origjinës“, tha ministi kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli.
Për këtë qëllim dhe për gjendjen aktuale të mësimit plotësues në diasporë, ditë më parë ishte organizuar në Shtutgard të Gjermanisë një takim konsultativ me bartës të shkollës shqipe në Diasporë, ka njoftuar të pranishmit, ministri Makolli.
Rekomandimet që kanë dalë nga takimi i Shtutgardit do të merren për bazë në organizimin e një konference kombëtare në Prishtinë, që do të ketë në fokus mësimi plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Skeptik për zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi janë treguar bartësit e këtij procesi mësimor në Gjenevë.
Ali Memeti nga LAPSH-i i Gjenevës, tha se për shkollën shqipe nuk po vijnë ditë të mira.
„Edhe pse 90 për qind e këtij procesi mësimor financohet nga kantoni, numri i nxënësve që vijojnë shkollën shqipe është i vogël“, ka thënë Mehmeti.
Ai ka njoftuar ministrin se LAPSH-i i Gjenevës ka paralajmëruar edhe një spot televiziv për të cilin nuk e di se kur do të transmetohet, por me të do të sensibilizohen prindërit shqiptarë që t’i sjellin fëmijët e tyre nëpër shkollat shqipe.
Përveç kësaj është propozuar në Lozanë edhe organizimi i kampeve verore për fëmijët në mërgatë.Ministri i diasporës ka shprehur gatishmërinë të organizojë kampe të tilla verore në të gjitha komunat e Kosovës nëse fëmijët shqiptarë në mërgatë shprehin vullnetin të jenë pjesë e tyre.
Në këtë takim, ministri i Diasporës ka shpalosur edhe një herë objektivat për mërgatën.Ai ka përsëritur se ruajtja e identitetit kombëtar të mërgatës do të jetë objektivi i parësor i Ministrisë së Diasporës.Si prioritet i dytë i Ministrisë së Diasporës është thënë të jetë përkrahja e mërgimtarëve në integrimin e tyre në shoqëritë e vendeve ku jetojnë. Dhe synimi i tretë i ministrit është të inkurajojë dhe të përkrahë interesin e mërgatës që të investojë në Kosovë.
Më pas ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, në këtë bashkëbisedim të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Gjenevë, ka dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të mbi 30 shoqatave shqiptare në këtë takim.
Atij i është ofruar një pasqyrë reale për organizimin e mërgatës në pjesën frankofone të Zvicrës, por i është kërkuar edhe mbështetja e shtetit të Kosovës.Për të gjitha këto shqetësime, ai ka thënë se do të merren për bazë në hartimin e strategjisë dhe politikave për organizimin sa më të mirë të mërgatës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











