Lajme

I konfiskohen të hollat e pa lajmëruara në Aeroportin e Prishtinës

Një shumë e madhe e parave pa dëshmi për prejardhjen e tyre i janë konfiskuar një personi në Aeroportin e Prishtinës.

Bëhet fjalë për 25 mijë e 150 franga zvicerane dhe 3 mijë e 500 euro, të cilat i dyshuari që erdhi nga Gjeneva e Zvicrës nuk i kishte deklaruar.

25 për qind e shumës së të hollave i janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa pjesa tjetër i janë dorëzuar Policisë për hetime lidhur me prejardhjen e parave. (Klan TV)