Lajme
Lihtenshtajni financon projekte humanitare në Kosovë
Dotë investohet në një regjion të izoluar malor, në komunat Prizren, Dragash dhe Shtërpce
Principata e Lihtenshtajnit ka mbështetur materialisht tri projekte të Caritas-it të Zvicrës në Kosovë. Qeveria në Vaduz, kryeqytet i principatës, të martën ka lejuar 310 mijë franga për këto projekte.
Kjo shumë të hollash është planifikuar të investohet në një regjion të izoluar malor, në komunat Prizren, Dragash dhe Shtërpce. Në këtë regjion do të mbështeten projekte që do ta përmirësojnë bashkëpunimin në mes të shqiptarëve dhe serbëve si dhe do t`i përforcojnë bashkësitë e atjeshme fshatare, shkruan gazeta Liechtensteiner Vaterland.
Do të mbështeten financiarisht po ashtu edhe përpjekjet për shtimin e të ardhurave në regjion. Bëhet fjalë kryesisht për ngritjen e cilësisë dhe sasisë së prodhimit bujqësor. Ndërsa në fokus të projekteve në fjalë do të jetë edhe arsimimi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










