Lajme
Gjermania i ndan edhe 27.7 milionë euro për Kosovën
Gjermania, pas SHBA-së, është donatori i dytë më i madh bilateral për Kosovën
Qeveria gjermane është zotuar për ndarjen edhe të 27.7 milionë eurove të tjera për Kosovën, që do t’i dedikohen energjetikës, ujërave, ekonomisë dhe arsimit. Kjo u bë e ditur pas mbajtjes së konsultimeve për bashkëpunimin zhvillimor në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjatë konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim ekonomik zhvillimor, të cilat u mbajtën më 12 mars 2012 në Prishtinë, Qeveria gjermane është zotuar për një mbështetje të mëtutjeshme të vendit më të ri në Evropë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për afrimin e tij me BE-në”, thuhet në një kumtesë të Ambasadës e Gjermanisë në Prishtinë.
Sipas kumtesës, të dy delegacionet u pajtuan për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe nxitjes së punësimit, arsimit, si dhe energjisë e infrastrukturës së ujërave.
Për këtë bashkëpunim, qeveria gjermane planifikon – me kusht të miratimit përfundimtar të institucioneve relevante qeveritare gjermane – të vë në dispozicion 27,7 milionë euro të tjera për vitin 2012.
Në sektorin e energjisë Gjermania planifikon të mbështes sërish Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të transmetimit të energjisë, ashtu që popullsia të mund të përfitojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të kontribuojë njëkohësisht në integrimin e tregut kosovar në atë evropian.
Mjetet financiare, të cilat ishin zotuar që në vitin 2010 për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave do të rriten. “Nëpërmjet kësaj jepet një kontribut i qenësishëm në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës së qytetarëve kosovarë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po ashtu, me mbështetjen e zhvillimit rural dhe mbështetjen e qendrave kompetente për arsim, në kuadër të arsimit profesional, është planifikuar vazhdimi i projekteve aktuale.
“Për zhvillimin social dhe ekonomik arsimi luan një rol vendimtar. Për këtë është paraparë mbështetja e qëllimeve në vijim në arsimin themelor me mjete shtesë për një fazë të re të projekteve”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.
Gjermania, pas SHBA-së, është donatori i dytë më i madh bilateral për Kosovën. Që nga fillimi i bashkëpunimit, në vitin 1999, qeveria gjermane është angazhuar me sukses me afërsisht 400 milionë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












