Lajme
Ministri Buja kërkon unifikim të mësimit plotësues në diasporë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka shprehur gatishmërinë e MASHT-it për njësimin e teksteve në diasporë
Në ditën e dytë në takimet konsultative, që u mbajtën në Shtutgard të Gjermanisë, me temën ”Gjendja aktuale e mësimit plotësues në diasporë dhe hapat për intitucionalizimin e tij”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka shprehur gatishmërinë e MASHT-it për njësimin e teksteve në diasporë, si dhe për përkrahjen e plotë për institucionalizimin e mësimit plotësues në Gjermani.Në një kumtesë të MASHT-it, thuhet se në ditën e dytë u mbajt edhe seanca e fundit e konsultës, ku komisioni punues iu ofroi të dy ministrave Buja e Makolli, konkluzionet e punës dyditore.
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, kanë dalë me qëndrimet e tyre që mësimi plotësues në diasporë të jetë unik në të gjitha shtetet, si dhe të përdoren tekste të njëjta mësimore. Në konkluzionet e punës dyditore të komisionit punues, të cilat u janë ofruar të dy ministrave, Buja e Makolli, parashihet që të ofrohen trajnime për mësimdhënësit shqiptarë në diasporë, ku Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë obligohet të marrë përsipër licencimin e tyre, si dhe financimi i mësimdhënësve të bëhet sipas ligjeve ne fuqi”, thuhet në kumtesë.
MASHT-i gjithashtu obligohet që të krijojë plan-programet mësimore, si dhe të udhëheqë politikat arsimore për mësimin plotësues në diasporë, ndërsa Ministria e Diasporës të kryejë pjesën logjistike, ndërkaq është bërë e ditur se kah mesi i këtij viti do të mbahet konferenca kombëtare për mësimin plotësues në diasporë.
Pas përfundimit të punimeve dyditore, Ministri Buja, gjithashtu ka vizituar konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, ku është pritur nga konsulli Faket Kajtazi si dhe zv. konzulli Imer Lladrovci, dhe është njoftuar për së afërmi me punën dhe stafin e konsullatës.
Ministri Buja po ashtu është pritur edhe nga një numër i madh i mësimdhënësve shqiptarë të mësimit plotësues në landin e Baden Wutternbergut, ku është biseduar për punën që bëhet atje, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen.
“Ministri Buja ka falënderuar të gjithë mërgatën për kontributin e tyre që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe në punën e tyre vullnetare për mbajtjen gjallë të mësimit shqip në Gjermani. Për më tepër, ministri ka apeluar të gjithë prindërit shqiptarë që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të vijuar mësimin plotësues.
Ndryshe, takimet konsultative me diasporën, që u organizuan nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard, i paraprijnë organizimit të një konference kombëtare me temën ”Institucionalizimi i arsimit në diasporë”, që do të mbahet në Prishtinë”, thuhet në komunikatë
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











