Shëndetësi
Gati gjysma e njerëzve fitojnë alergjitë në ushqim pas moshës 17-vjeçare
Nëse kaloni fëmijërinë pa pasur alergji në ushqime, mos u siguroni se do të jeni gjithmonë të pastër.
Një raport nga Kolegji Amerikan për Alergji, Astma dhe Imunologji ka gjetur se 45 për qind e njerëzve përjetojnë së paku një alergji në ushqim pas moshës 17-vjeçare.
Në fakt, më shumë se 35 për qind e alergjive, lidhur me ushqim deti, nuk paraqiten deri pas moshës 17-vjeçare.
Studimi po ashtu gjeti se aziatikët dhe latinët kanë më shumë rrezik që të fitojnë alergji të ndryshme në ushqim, në krahasim me të rinjtë e bardhë.
Raporti shërbeu si paralajmërim sepse njerëzit përherë mendojnë se pasi kanë kaluar disa vjet mund të provojnë çdo lloj ushqimi, transmeton Albinfo.ch.
“Shumë pak njerëz dinë për lidhjen parandaluese të alergjive si fëmijë dhe atyre si të rritur dhe rreziqet e përbashkëta”, thuhet në raport që ka marrë për bazë hulumtimin e 53 mijë njerëzve të rritur, në periudhën tetor 2015-shtator 2016. “Kjo sepse ata besojnë se alergjitë prekin vetëm fëmijët dhe më pas nuk bëhen fare analiza”.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













