Lajme
Kosova ka humbur në substancë, Serbia, vetëm një tërheqje taktike
David B. Kanin: "Serbia ka bërë vetëm një tërheqje taktike për të përforcuar pozitën e saj drejt bashkimit me Evropën"
Në një analizë të botuar në eurasiareview.com, autori David B. Kanin, profesor në universitetin John Hopkins dhe ish zyrtar i lartë i CIA-s e nxjerr Kosovën humbëse në marrëveshjen e fundit me Serbinë.
Kanin që në fillim thotë: “Marrëveshja e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës e konsolidon pozicionin Kosova* si diçka më pak se shtet sovran, dhe këtë vendim, kosovarët do ta kenë shumë vështirë për ta ndryshuar.
Më tutje autori thotë se Kosova dhe Serbia kanë dhënë nga diçka për të plotësuar dëshirat e mbikëqyrësve amerikanë dhe evropianë. Mirëpo, sipas tij, Serbia ka bërë vetëm një tërheqje taktike për të përforcuar pozitën e saj drejt bashkimit me Evropën.
Nga ana tjetër, pala tjetër, Kosova ka humbur diçka të prekshme. Në këmbim të nderimit për të marrë pjesë në tryezat e bashkëpunimit rajonal ajo ka pranuar një status që minon interesat e saj, duke bërë që Kosova të mbetet në pozitë të pafavorshme.
Kjo, për faktin se, sipas autorit, Kosova ka pranuar asteriskun që përkujton rezolutën 1244 respektivisht pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës të cilën ajo e ka mbajtur nga viti 1913 deri në vitin 1999.
Efekti neto i marrëveshjes është që të sigurojë që Kosova e “asteriskuar” do të ketë më pak kompetenca shtetërore se sa ka pasur Krahina Autonome e Kosovës në ish-federatën jugosllave sipas Kushtetutës të vitit 1974. Dhe, ylli i fusnotës* nuk do të shkrihet, sikur sugjeroi dikush – “si një fjollë bore në pranverë.”
Nga ana tjetër, Serbia ka bërë një koncesion, por që nuk e prek fitoren e saj diplomatike. Nacionalistët serbë po bëjnë zhurmë rreth tradhtisë, por ky koncesion i shkakton fare pak dëm Serbisë.
Gjithsesi, vazhdon analiza, “Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet ta ketë kuptuar kotësinë e përpjekjes së tij për të na bindur se Serbia duke e nënshkruar këtë marrëveshje, e ka njohur Kosovën e pavarur. Fakti që një udhëheqës kosovar është palë në këtë marrëveshje përforcon përshtypjen se marrëveshja ka lindur në Uashington.”
Përkundër të gjithave, autori thotë se fitorja aktuale e Serbisë nuk i siguron asaj se do të fitojë luftën mbi Kosovën. Kjo për faktin se anëtaret e BE-së që kanë njohur Kosovën do të insistojnë që Serbia dhe Kosova të lidhin marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, para se të bashkohen në BE.
Po kështu edhe fakti se pjesa dërmuese e popullatës së Kosovës përbëhet nga shqiptarët, e bën të pamundur kthimin eventual të Kosovës në një gjendje nënshtrimi ndaj Serbisë.
(Përkthyer me shkurtime nga anglishtja. albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














