Lajme
LDK-ja në Zvicër ankohet për mospërfillje
Në një komunikatë për medie të lëshuar nga Dega e LDK-së në Zvicër nënvizohen ankesa për mospërfillje nga Ambasada e Kosovës në Bernë ndaj Degës së LDK-së për pritjen që është organizuar me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2012.
“Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konsideron se injorimi i skajshëm që i bëhet Degës së LDK-së në Zvicër nga ana e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, z. Naim Malaj, me rastin e pritjes së organizuar për 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk do koment”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
“Është dega dhe nëndegët e saj që për vite të tëra e kanë mbajtur në këmbë shpirtin patriotik të mërgimtarëve në këtë vend, por edhe të Kosovës. Janë veprimtarët e kësaj partie që më shumë se kushdo tjetër i trandën metropolet më të mëdha botërore për kauzën e shenjtë kombëtare dhe sot anashkalohen nga ambasada e shtetit të vet…”, vazhdon komunikata.
Dega e LDK-së në Zvicër thotë se sa herë që ka organizuar një manifestim kulturor, kombëtar apo përkujtimor në listën e saj të ftesave për respektin që ka ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Ambasadës si pjesë e këtyre institucioneve, ambasadori është radhitur ndër të parët. Por, sipas tyre, përgjigjja e ambasadorit Malaj ka qenë gjithmonë negative.
E kontaktuar nga albinfo.ch në lidhje me këtë komunikatë, Ambasada e Kosovës në Zvicër deklaron se “është e paanshme politikisht. Ajo përfaqëson Shtetin e Kosovës dhe qytetarët e tij. Lista e afro 100 ftesave që dërgon Ambasada jonë për Festën e Pavarësisë ndryshohen çdo vit, me qëllim të përfshirjes së një numri sa më të madh të bashkatdhetarëve pa asnjë paragjykim se ata mund t’i përkasin këtij apo atij spektri kulturor, shoqëror, regjional apo politik”.
Në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit në tubime politike, përgjigjja e ambasadës është kjo: “Duke u nisur nga parimi i paanshmërisë politike, Ambasada jonë nuk merr pjesë në asnjë tubim politik”.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











