Lajme
Punësimin sezonal i vështirë, shkak kriza në eurozonë
Gjatë këtij viti pritet të ketë punësime sezonale në disa vende të Evropës, por pritjet nuk duhet të jenë të mëdha
Autoritetet e Kosovës janë duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës, në mënyrë që këta të fundit të gjejnë punë sezonale në vendet e ndryshme të botës dhe po ashtu edhe në Kosovë.
Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, megjithatë, kanë thënë se kriza në eurozonë do të ketë efektet e negative në punësimin sezonal të kosovarëve.
Këshilltari për media në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, ka deklaruar se gjatë këtij viti pritet të ketë punësime sezonale në disa vende të Evropës, por që pritjet nuk duhet të jenë të mëdha, për shkak të situatës ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian.
Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, ndërkaq mbi 250 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën. Por, thuhet se ky numër mund të jetë edhe më i lartë, sepse jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit.
Këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, thekson se për këta të papunë janë duke bërë përpjekje për trajnimin dhe aftësimin e tyre, në mënyrë që, siç thotë ai, në momenti kur tregu i punës i kërkon, këta të papunë të jenë të gatshëm të punojnë. Kurse përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me punësimin sezonal. Ata thonë se deri më tani, ka pasur shumë pak punëtorë, të cilët kanë punuar punë sezonale në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Hasan Abazi nga BSPK-ja kritikon autoritetet kosovare që nuk janë treguar të suksesshme në këtë çështje.
Sa i përket përgatitjes profesionale që kanë këta të papunë, edhe Hasan Abazi nga BSPK-ja, thotë se shumica nga këta të papunë nuk kanë profesione, të cilat i kërkon tregu i punës, si në Kosovë, ashtu edhe në shtetet tjera./rel&albinfo/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










