Lajme
Arrihet marrëveshja për fusnotën
BE-ja ka thënë se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal si vlerë fondamentale e BE-së
Pas tri ditë negociatash në Bruksel u arritë marrëveshja për bashkëpunimin dhe përfaqësimin rajonal dhe protokollin teknik IBM. Bashkimi Europian ka bërë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin dhe përfaqësimin rajonal dhe protokollin teknik IBM.
BE-ja ka thënë se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal reprezentativ dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE-së.
Marrëveshja do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.
“Deri më tani marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK-u në emër të Kosovës. Kosovo* do të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe në fusnotën që do të përdoret në asteriks do të shkruhet : Ky identifikim është pa paragjykime ndaj pozicioneve rreth statusit dhe është në pajtim me rezolutën 1244 të KSKB dhe Opinionin e GJND’së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim e BE-së.
Palët po ashtu janë dakorduar edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.
“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale. Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , dizajni dhe lokacioni i ndërtesave” ka njoftuar BE-ja.
Takimi po ashtu ka ofruar një mundësi për të rishikuar progresin për implementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.
BE-ja bën të ditur se palët janë pajtuar që të punojnë sidomos rreth regjistrit vivil javën e ardhshme në mënyrë që të përshpejtojnë implementimin në këtë fushë.
Mediat kanë raportuar për përmbajtjen e fusnotës, për të cilën palët janë pajtuar në Bruksel.
“Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, është formulimi i fusnotës, me të cilën Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










