Lajme
Në Tiranë prezantohet aktiviteti “Javët e Biznesit Kombëtar”
Aktiviteti “Javët e Biznesit Kombëtar”, në kuadër të njëqind vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka vazhduar në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë.
Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, me këtë rast ka thënë se është i kënaqur që pret delegacione institucionesh e biznesesh nga të gjitha trevat shqiptare.
Sipas tij, jo vetëm Bashkia, por edhe ai vetë si kryetar i ka dhënë mbështetje të plotë këtij projekti madhor në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryebashkiaku i Tiranës, ka deklaruar se ende ka shumë punë për të bërë edhe për 100 vjetët e ardhshme.
Për këtë, sipas tij, nuk mjafton vetëm dëshira, patriotizmi e gjëra tjera, por mënyra më e mirë është për të punuar e t’i përvishemi punës për 100 vjetët tjera.
“Ne duhet t’i vëmë vetës qëllim që ekonomia shqiptare pavarësisht se ku zhvillohet edhe përkundër kufijve që janë, të jenë realitet i bashkëpunimit drejt Bashkimit Evropian. Shqiptarët mbi 100 milionë eurot që po i eksportojnë jashtë trevave shqiptare ti kreditojnë në viset shqiptare dhe të blejnë e shesin së pari prodhimet shqiptare”, tha Basha, raportojnë mediat shqiptare.
Kryetar i AKB-së, Agim Shahini , ka deklaruar se “Javët e Biznesit Kombëtar” është një program kombëtar në kuadër të 100 vjetëve pavarësi.
Shahin, ka theksuar faktin se “Javët e Biznesit Kosovar” janë një traditë dhjetëvjeçare në Kosovë dhe ato aktivitete tashmë kanë marrë emërtimin e “Javët e biznesit kombëtar” si një traditë e re ku të gjitha bizneset mbarëshqiptare do të ofrojnë mallra cilësore për konsumatorët .
“Rruga e kombit, dhe investimet në infrastrukturë do të ndikojnë pozitivist në zhvillimin e shteteve. Me këtë do të rriten edhe investimet në të gjitha fushat e saj”, ka thënëai ai.
Kurse presidenti i Këshillit të Agro-Biznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, ka deklaruar se prodhimet vendore janë cilësore dhe duhet konsumuar. Javët e biznesit do të zgjasin plotë një vit.
Dihet se motoja “Unë konsumoj prodhime vendore po ju?” do të na shoqërojë gjatë tërë vitit në të gjitha trevat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi , Maqedoni e Luginë të Preshevës.
Edhe kryetari i OEMVP-së, Menders Kuqi pasi përshëndeti sërish këtë aktivitet ftoi të gjithë bashkëorganizatorët që këtij projekti t’i shtojnë aktivitete të reja për ta pasuruar ndërsa theksoi rëndësinë e promovimit të tij edhe në Maqedoni me 27 shkurt.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









