Lajme

Zvicra, 26 miliardë për arsim dhe shkencë

Mbështetja nga federata për këto fusha do të ishte për 4 për qind më e lartë në vit

Këshilli Federal kërkon që për periudhën 2013-2016 arsimimi, hulumtimi dhe inovacioni të mbështeten me gjithsej 26 miliardë franga.

Për këtë shumë, qeveria i ka bërë kërkesë parlamentit. Me një shumë të tillë, mbështetja nga federata për këto fusha do të ishte për 4 për qind më e lartë në vit se që është aktualisht.

Po kështu qeveria (Këshilli Federal) mendon se Zvicra duhet të vazhdojë të marrë pjesë në programet e BE-së për hulumtime, shkruan drs.ch.