Lajme
Favorizohet Shqipëria për projektin e gazit TAP
Shqipëria ka shpresë për të qenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar për transportin e gazit nga Azerbajxhani.
Qeveria e këtij shteti nëpërmjet një vendimi te fundit bën te ditur se ka eliminuar nga projektet e saj, varietetin e gazsjellësit grek, i cili ishte rival me atë shqiptar.
Ky vendim vjen pas krizës që ka prekur shtetin fqinj, duke bërë në këtë mënyrë që projekti,TAP, gazsjellësi transadriatik, që prek Shqipërinë të kaloje në avantazh, shrkuan mediat e Tiranës.
Sipas ktëtyre mediave, aksionaret e fushës se “Shah Denizit” thonë se nëse do të zgjidhet transporti i gazit nëpërmjet Turqisë dhe Italisë atëherë projekti që prek Shqipërinë mbetet me i favorizuar.
Gjurma e projektit transadriatik, me gjatësi 800 kilometër, nis në Komotini të Greqisë, afër kufirit me Turqinë. Gazsjellësi përshkon mes përmes Shqipërinë dhe nga kanali i Otrantos përfundon afër San Focas në Itali.
Ky vendim i Qeverisë së Azerbajxhanit vjen pak dite pasi kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizite zyrtare në këtë shtet, ku pjesë të bisedimeve ishte edhe projekti i këtij gazsjellësit si dhe privatizimi i “Albpetrolit” në Shqipëri nga kompania Azere shtetërore e naftës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










