Lajme
Ja përse Kosovës i duhet partia e 52-të politike
Begzat Gashi, iniciatori i themelimit të Partisë Demokracia Sociale, simotër e SPD gjermane, flet ekskluzivisht për Albinfo.ch.
Albinfo.ch: E kujt ishte ideja për themelimin e kësaj partie?
B.Gashi: Ideja ishte e imja. Unë veten e konsideroj si të majtë të qendrës dhe që nga koha e burgut, jam inspiruar nga i madhi Willy Brandt.
Albinfo.ch: Përveç jush, kush bënë pjesë në grupin iniciues?
B.Gashi: Janë edhe disa intelektualë që e duan këtë vend. Është Xhenete Isufi, kolonel Binak Gashi, pastaj Mevlude Abdullahu e Naim Sopa.
Albinfo.ch: Çfarë synoni ju?
B.Gashi: Ne jemi të vetëdijshëm se ndoshta nuk do të hyjmë tash për tash as në Kuvend e nuk do ta kalojmë pragun. Por strategjia jonë është afatgjate. Kështu ishte edhe në Kroaci, por tash partia simotër atje është duke drejtuar shtetin. Madje edhe nëpër tërë Evropën është duke gjetur përkrahje partia që në qendër vë qytetarin dhe mirëqenien e tij.
Albinfo.ch: Çfarë ofroni ju?
B.Gashi: Programin tonë do t’ia ofrojmë qytetarit dhe ai duhet ta vlerësojë. Aq sa kam parë, programet e partive të tjera nuk ka kujdes për familjen, për shëndetin, për bujqësinë e kështu më radhë. Buxhetit të Kosovës për çdo vit i teprojnë gati 200 milionë euro e nuk dinë çfarë të bëjnë me to. Nuk ndihmohen familjet, nuk krijohen vende pune, nuk ndihmohet shëndetësia, nuk krijohet fond për shtesa të fëmijë e shumë të tjera.
Albinfo.ch: Por nga asketi politik, çfarë na duhet partia e 52 politike, kur tashmë janë të regjistruara 51 të tjera?
B.Gashi: Mundësitë reale janë që në Gjermani, vitin tjetër zgjedhjet të fitohen nga SPD-ja dhe kjo parti atje ta marrë pushtetin. Për këtë arsye, besoj se nuk është keq që edhe në Kosovë të ketë një parti politike të kësaj fryme e filozofie.
Albinfo.ch: Cilat janë konkretisht prioritetet e partisë suaj?
B.Gashi: E para është familja, e cila duhet të ndihmohet me shtesa ndaj fëmijëve, në shëndetësi, përkrahje sociale e kështu me radhë. Në vendin e dytë vjen menjëherë bujqësia. Bujku duhet stimuluar shumë më shumë. Nëse në Kroaci shteti jep 300 euro për një hektar grurë apo 2 mijë euro për një hektar speca, përse këto të mos jetë kjo shifër e përafërt. E vetëm në vendin e tretë vjen infrastruktura.
Albinfo.ch: Cilët shtresa synon PDSK t’i përfshijë?
B.Gashi: Kryesisht shtresën e mesme. Kjo është shtresa që na nevojitet sepse kjo parti nuk do të punojë vetëm për disa njerëz.
Albinfo.ch: Si do të jetë ceremonia e publikimit të iniciativës suaj?
B.Gashi: Shpalosja e programit të partisë sonë do të bëhet të enjten, datë 23 shkurt në orën 16 në Hotel “Victory” në Prishtinë. Shumica e ftesave tashmë janë shpërndarë. Do të ketë njoftim të shkurtër të programit të partisë sonë, pastaj mysafirët do të mbajnë fjalë rasti dhe një darkët për të ftuarit. Presin zyrtarë gjermanë nga SPD-ja si dhe nga fondacionet e ndryshme si Fridrich Ebert Stiftung, mërgimtarë etj.
Kush është Begzat Gashi?
Begzat Gashi është një ish i burgosuri politik i vitit 1981, i cili pas pesë vjet vuajtje dënimi, kishte emigruar në vitin 1992 drejt shtetit gjerman. Por as atje ai nuk e kishte ndalë aktivitetin politik. Për të ndihmuar vendin e tij, ai përfshihet në organizimin e ish Lëvizjes Popullore të Kosovës. Së bashku me Fehmi Lladrovcin që ishte kryetar i LPK-së për Gjermani, Gashi nga pozita e nënkryetarit të kësaj lëvizje, kishte krijuar kontakte me persona të rëndësishëm në Bundestagun gjerman. Por aktiviteti i tij kishte pushuar me çlirimin e Kosovës, së paku deri më tash, kur ka vendosur që më një grup intelektualësh, të formojë Partinë Demokracia Sociale, që në fakt është simotër e SPD-së gjermane.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











