Lajme
Parti kosovare me frymë gjermane
Në listën e gjatë të partive politike, nga ky vit, kosovarët do të kenë mundësi të kenë një zgjedhje më shumë. Ajo është Partia Demokracia Sociale e Kosovës.
Kosovarët adhurojnë saktësinë dhe vetëdijen gjermane. E mbi të gjitha, puna dhe zhvillimi i këtij vendi, është shembull jo vetëm për kosovarët, por edhe Evropën.
Pikërisht këtë frymë, një grup mërgimtarësh dhe ish të përndjekurish politikë të kohës së ish-Jugosllavisë, kanë vendosur të sjellin në Kosovë.
Ata besojnë se me formimin e një partie politike që filozofinë e punës do ta ketë të bazuar në mentalitetin gjerman, do t’i ndihmojë mjaft shtetit të ri.
Begzat Gashi me prejardhje nga Rahoveci, por me banim në Gjermani, është iniciatori i këtij grupimi më të ri politik në vend.
“Në Kosovë, të gjitha partitë janë të djathta. Me fjalë mund të thonë se kanë orientim të majtë, por me veprime janë të djathta”, thotë B. Gashi në bisedë për Albinfo.ch.
Ai tregon se subjekti i ri politik, i takon qendrës së majtë dhe se i tërë statuti dhe programi i kësaj partie, është i mbështetur në atë të SPD-së gjermane.
Madje në prezantimin e kësaj force politike, që do të mbahet të enjten në Prishtinë, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të SPD-së gjermane si Josip Juratovic, i deleguar i SPD-së për Ballkanin Jugor, drejtues fondacionesh gjermane dhe intelektualë të tjerë.
Për vetveten, Gashi thotë se politikisht është i frymëzuar nga një personalitet i njohur gjerman si Willy Brandt, kurse tentimi i PDSK-së, thotë se do të fokusohet të jeta e qytetarit.
“Ende nuk kemi seli, por së shpejti do ta kemi. Tash për tash punët po i bëjë vet”, thotë Begzat Gashi, i bindur se filozofia e partisë e cila Kuvendin pritet ta mbajë në muajin korrik të këtij viti, do të gjejë përkrahje te kosovarët.
“Nëse kosovarët jetojnë mirë kështu si janë, nuk kanë nevojë të votojnë kurrë për ne. Por ajo që ne do të ofrojmë bazuar në një mentalitet dhe frymë gjermane, besoj se do të jetë diçka shumë pozitive”, thotë ai për Albinfo.ch.
Sa i përket financimit të partisë, tash për tash Gashi thotë se nuk kanë ndonjë burim të ardhurash, ndonëse shpreson se nga fondacionet e majta gjermane dhe ato evropiane do të kenë përkrahje.
E veçanta që ai beson se e dallon PDSK nga forcat e tjera politike është kujdesi ndaj familjes, sigurimeve sociale, shëndetësisë dhe punësimit dhe heqja dorë nga frazat e thata, e kthimi në punë dhe kursim.
© albinfo.ch: Begzat Gashi, iniciatori i këtij grupimi
“Filozofia jonë është e njëjtë me atë gjermane. Është filozofi moderne e shtetit”, thotë ai, duke treguar se këtë program ia kishte ofruar edhe Albin Kurtit nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partisë Socialiste të Kosovës.
“Kurti nuk e pranoi sepse kishte frikë nga perceptimi se vetëvendosje do të konsiderohej si e majtë e po ashtu as Partia Socialiste nuk deshi”, shpjegon Gashi.
Pavarësisht kësaj, për të qenë i qartë deri në fund, Begzat Gashi thotë se ata janë të hapur për intelektualë, por PDSK nuk i bënë ftesa personale askujt.
Ndërkohë, kjo nuk është iniciativa e vetme që mërgimtarët kanë ndërmarrë në Kosovë, për të ndihmuar vendlindjen e tyre.
Javë më parë, një grup personash të kthyer nga diaspora formuan një Lëvizje që ata e quajtën si lëvizja e të Papunëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











