Lajme
Britania ka insistuar që Kosova të përfaqësohet si shtet i pavarur
Clif: "Megjithatë edhe përfaqësimi me dekalaratën e 17 shkurtit, mendimin e GJND-së dhe rezolutën 1244 është një model i balancuar"
Britania e Madhe ka insistuar që Kosova të përfaqësohet në konferenca rajonale si shtet i pavarur, jo nën rezolutën 1244, ka deklaruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cameron Cliff.
“Megjithatë edhe përfaqësimi me dekalaratën e 17 shkurtit, mendimin e GJND-së dhe rezolutën 1244 është një model i balancuar. Ne miqtë tuaj do mund ta përdorim këtë formulë për të siguruar marrëdhënie tregtare me BE-në dhe marrëdhëniet kontraktuale dhe forma tjera të marrëveshjeve me BE-në”, ka thkesuar ai. Cliff ka kërkuar nga partitë politike ta shikojnë këtë çështje si nacionale dhe jo partiake.
“Ky është një çmim i madh i Kosovës për të ecur përpara në perspektivën evropiane. Pra ne shpresojmë se marrëveshja të arrihet. Dhe është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të pajtohem me këtë çështje nacionale dhe jo ta shikojnë atë si çështje partiake. Kjo është për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe sovran”, ka theksuar ai.
Cliff, ka theksuar rëndësinë edhe të vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjeve të domosdoshme, raporton Radio Kosova.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













