Lajme
Më shumë fluturime “low cost” për në Kroaci
Ndërkohë që Bosnjë e Hercegovina ka ende vështirësi për të tërhequr linjat ajrore me kosto të ulët, si dhe për të rritur në mënyrë të ndjeshme turizmin e saj, Kroacia fqinje tashmë e ka rritur numrin e turistëve dhe po përgatitet për të mirëpritur një numër të madh fluturimesh të reja nga Evropa Perëndimore.
Kompania ajrore gjermane “Germanwings”, e cila praktikon çmime të volitshme do të rrisë këtë vit numrin e saj të fluturimeve nga Stuttgarti drejt Kroacisë dhe do të fillojë fluturimet për në Split dhe Dubrovnik. Këto fluturime të reja janë rezultat i një bashkëpunimi të thellë me kompaninë mëmë “Lufthansa”, e cila që nga vera 2012 do t’ia lëshojë të gjitha destinacionet evropiane kompanisë “Germanwings”. Kështu që udhëtarët do të kenë mundësinë të fluturojnë një herë në javë nga Stuttgarti në Dubrovnik (që nga muaji prill 2012). Falë suksesit të linjës Stuttgart – Split, “Germanwings” ka vendosur të shtojë një fluturim shtesë po në këtë drejtim çdo të premte (që nga qershori 2012).
Në anën tjetër, “Ryanair”, kompania ajrore më e madhe dhe më e lira në Evropë, do të nisë këtë vit tri linja të reja në drejtim të Kroacisë. Që nga 24 marsi aeroplanët e kompanisë irlandeze do të lidhin Zarën dhe aeroportin Billund (i vendosur në afërsi të Legolandit të famshëm në Danimarkë). Fluturimet do të bëhen dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë. Dy ditë më vonë, më 26 mars, aeroplanët e kompanisë “Ryanair” do të fillojnë të fluturojnë nga Zara në Marseille, qyteti i dytë francez. Ajo do të fluturojë dy herë në javë, të hënave dhe të premteve. Ndërsa, nga 2 korriku 2012 kjo kompani do të lidhë Zarën me aeroportin e Midlandsit lindor, i vendosur pranë Nottingham në Britani. Ajo do të fluturojë dy herë në javë, të hënave dhe të enjteve, deri në fund të verës. Kështu që “Ryanair” do të sigurojë 10 udhëtime gjatë tërë sezonit në mes të Zarës së Kroacisë dhe Britanisë.
Kompania ajrore “Jet2” ka njoftuar se do të nisë fluturimet në mes të Newcastl-it dhe Dubrovnikut, kështu që një numër i madh i turistëve anglezë të veriut do të kenë mundësinë t’i kalojnë pushimet e tyre në jug të Kroacisë. Aeroplanët e kësaj kompania do të fluturojnë gjithashtu për në Split dhe Pula.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











