Lajme
Pala serbe heziton për vazhdimin e dialogut
"Nëse edhe ata, edhe ne qëndrojmë fuqishëm pas pikëpamjeve tona, nuk ka nevojë të takohemi"
Edhe pse është paralajmëruar zhvillimi i raundit të ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pala serbe ka paralajmëruar se vendimin për një gjë të tillë do ta marrë të hënën.
“Ne ofrojmë që përfaqësimi rajonal i Kosovës të bëhet nën Rezolutën 1244 të OKB-së, ndërsa Prishtina do që aty të qëndrojë edhe vlerësimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të hënën do të shqyrtojmë edhe një herë nëse ka afrim qëndrimesh. Nëse edhe ata, edhe ne qëndrojmë fuqishëm pas pikëpamjeve tona, nuk ka nevojë të takohemi”, ka thënë për mediat serbe, Oliver Ivanoviq, i ashtuquajtur sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale. Prishtina këmbëngul në përfaqësimin si shtet, Beogradi do 1244-shin e Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Maja Kocijançiq, ka thënë se dialogu do të vazhdojë me 21 shkurt, duke shfaqur shpresën për arritje të marrëveshjes.
“Përgatitjet për këtë takim janë zhvilluar një kohë të gjatë. Robert Kuper është takuar me Borisllav Stefanoviqin dhe Edita Tahirin. Shpresojmë se do të arrihet deri te marrëveshja”, ka theksuar Kocijançiq.
Zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës është edhe njëri nga kushtet që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kosova kundërshton fuqishëm mundësinë që në përfaqësimin e saj të hiqet fjala “Republikë” dhe të shtohet një fusnotë ku do të qartësohej se nga sa vende është njohur deri më tani.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












