Lajme
Për shtetësinë gjermane, duhet të lusësh serbët!
"Mëso serbisht”, i ishte thënë Berishajt në telefon, kur u ishte drejtuar në gjuhën gjermane zyrtarëve të konsullatës serbe të Munihut
Shumë kosovarë që jetojnë në Republikën e Bavarisë, duan të marrin shtetësinë gjermane. Por, për ta bërë këtë, ata duhet që së pari të heqin dorë jo vetëm nga shtetësia e Kosovës por edhe nga shtetësia e ish kundërshtarit të tyre të luftës, Serbisë. Dhe kjo zgjat zakonisht shumë.
Tim Berishaj dhe Afrim Nura kanë dërguar e-maile të panumërt , kanë shkruar peticione dhe kanë shpenzuar kohën e tyre të lirë me autoritetet për dhënien e shtetësisë gjermane. Dy kosovarët luftojnë prej më shumë se tri vitesh për të marrë një pasaportë gjermane. Ata i plotësojnë shumicën e kritereve. Por është vetëm edhe një problem: Në Bavari atyre u duhet që, përveç shtetësisë kosovare, të dorëzojnë edhe shtetësinë serbe. Dhe kjo paraqitet e vështirë, shkruan portali gjerman infranken.de.
Berishaj është i lindur para 34 vitesh në Nürnberg (Bavari,Gjermani). Bashkë me gruan dhe tre fëmijët ai jeton në Fürth dhe e flet gjermanishten rrjedhshëm. Punon prej 18 vitesh për të njëjtin punëdhënës dhe ka arritur deri në postin e udhëheqësit të shitjes. Në vitin 2008 ai kishte kërkuar t`i vërtetohej posedimi i shtetësisë serbe. Kjo i nevojitej vetëm që pastaj të ketë të drejtë të heqë dorë nga kjo shtetësi.
Por: “Mëso serbisht”, i ishte thënë atij në telefon, kur u ishte drejtuar në gjuhën gjermane zyrtarëve të konsullatës serbe. Meqë ai vetë nuk e kupton serbishte, tash në konsullatën serbe të Munihut rreth një herë në javë telefonon baba i tij, për ta marrë vërtetimin. Dhe ai vazhdon të presë përgjigjen që duhet të vijë nga Beogradi.
Vetëm republikat Sachsen I(Saksonia) dhe Bayern (Bavaria) e kërkojnë këtë kusht për dhënien e shtetësisë. Në të gjitha republikat tjera të Gjermanisë, natyralizimi i të huajve nga ky aspekt është shumë më pak problematik.
Kështu, pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Baden-Württemberg-ut të marrë në vitin 2008, shqiptarët e Kosovës mund të marrin shtetësinë gjermane, pa pasur nevojë të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme. Madje, në vendimin në fjalë shkruhet se “heqja dorë nga shtetësia serbe në rrugë legale është praktikisht e pamundur. Kosovarët, në praktikë, diskriminohen nga autoritetet serbe”.
Berisha nuk ka jetuar vetë kurrë në ish Jugosllavi. Por, se e vështirë është të merren dokumentet e nevojshme nga autoritetet serbe, e di tashmë edhe ai. “Ka në Serbi avokatë, që janë specializuar në këtë fushë”, rrëfen Berishaj. Për të hequr dorë nga shtetësia serbe duhet paguar ndërmjetësuesve rreth 1000 euro për person. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzimet e nevojshme për të marrë shtetësinë gjermane, që në Bavari kushtojnë 255 euro.
Nga viti 2008 Kosova është ndarë nga Serbia. Krahas Gjermanisë, atë e kanë njohur më shumë se 80 shtete. Nisur nga kjo, shumë kosovarë nuk e shohin veten si shtetas të Serbisë, edhe pse juridikisht ata u takojnë të dyja shteteve.
“Unë nuk ndjehem serb, nuk kam jetuar kurrë në Serbi”, thotë Nura. Kosovari 43 vjeçar ka ardhur para 20 vitesh si student në Munih dhe tash punon si këshilltar në një bankë. “Është poshtëruese dhe e paarsyeshme që ta lusësh ish kundërshtarin e luftës për të të liruar nga shtetësia serbe”, thotë ai.
Prej pak kohësh, rreth 20.000 kosovarët e Bavarisë në kauzën e tyre gëzojnë mbështetjen e opozitës. Në nëntor të vitit të kaluar lëvizja “Freie Wähler” (Zgjedhësit e Lirë) dhe SPD kishin bërë një kërkesë në Parkamentin e republikës, që përmes një vendimi të lehtësohej dhënia e shtetësisë. Por CSU dhe FDP e hodhën poshtë kërkesën.
“Ky burokratizim është absurd”, thotë deputetja nga SPD, Isabell Zacharias. Nga na tjetër, Ministria e Brendshme e Bavarisë u referohet rreth 1600 kosovarëve që në mes të viteve 2004 dhe 2010 kanë arritur të heqin dorë nga shtetësia e Serbisë. Shifrat, sipas saj, gjatë viteve të kaluara janë rritur.
Në vitin 2010, sipas ministrisë së përmendur, 248 veta nga gjithsej 12021 sa kanë fituar shtetësinë gjermane, kanë qenë kosovarë. Por, ajo nuk tregon se sa kosovarë gjatë kësaj periudhe kanë bërë kërkesën për të marrë shtetësinë e Gjermanisë.
Tim Berishaj dhe Afrim Nura nuk përfitojnë gjë nga kontesti rreth shumështetësisë. Ata po mendojnë nëse duhet të ndërrojnë vendbanimin në ndonjë republikë tjetër të vendit, për të shpejtuar procesin, derisa ata të kenë në dorë pasaportën gjermane, duket se do të kalojë edhe shumë kohë. (Nga gjermanishtja: B.SH.)
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











