Lajme

Mbërrin në 7 numri i viktimave të ortekut në Restelicë

Sipas informatave më të reja nga terreni, në Restelicë njoftohet për shtatë persona të vdekur dhe një fëmijë i shpëtuar

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka konfirmuar numrin 7 të viktimave të tragjedisë së Restelicës. Vajza e shpëtuar është dërguar për trajtim në Prizren. Po kërkohen ende edhe 3 të ngujuar.

Ekipi i zjarrfikësve në Restelicë konfirmon për RTK-në nxjerrjen edhe të dy viktimave të tjera nga shtëpitë e goditura, që e con në 7 numrin e të vdekurve. Edhe 3 persona mbesin të ngujuar.

Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit deklaroi se të gjitha viktimat janë të familjes Reka.

Më herët ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.

Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë

20:30

Dy persona kanë vdekur dhe njëmbëdhjetë të tjerë dyshohet se janë ende nën gërmadhë, si pasojë e ortekut të borës në fshatin Restelicë, të Dragashit.

Dymbëdhjetë shtëpi gjenden të mbuluara nga bora si pasojë e rrëshqitjeve të mëdha të borës.

Ekipet e kërkim shpëtimit tashmë janë nisur drejt Restelicës. Burime të gazetës Express kanë thënë se as helikopterët e KFOR it nuk kanë mundur t`i nxjerrin banorët brenda shtëpive për shkak të pamundësisë së aterrimit.

KFOR’i bashkë me FSK i kanë mësyer rrugës tokësore me makineri të rëndë për t`i nxjerr personat që gjenden nën gërmadhat e shtëpive bë Restelicës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i lartë i FSK Shemsi Syla.

“Tashmë për një person dihet se ka vdekur, dyshohet se ka edhe të tjerë të vdekur nën gërmadha” ka thënë një burim i gazetës.

 

Policia e Kosovës në informatën e fundit, bën të ditur se gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për të nxjerrë personat e mbetur në dy shtëpitë e mbuluara nga orteku i borës në Restelicë, deri në këto momente numri i personave të identifikuar pa shenja jeta ka arritur në tre. Viktima e tretë është një mashkull i moshës 17-vjeçare, njofton Kosovapress.com.

Ndryshe, Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka deklaruar se ende ka shpresë që 8 personat që kanë mbetur të ngujuar nën ortekun e borës të shpetohen, pasi përmes telefonit janë dhënë sinjale se ende janë gjallë dhe gjenden të ngujuar në kuzhinë.