Lajme
Privatizimi i Brezovicës nxit zhvillimin ekonomik
Përgatitjet për privatizimin e kompleksit turistik “Brezovica” kishin nisur që nga viti 2006, por që deri më tani ende nuk kanë përfunduar
Ky proces i stërzgjatur, sipas njohësve të çështjeve ekonomike ka bërë që kjo zonë turistike të mbetet e pazhvilluar.
Përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë theksojnë se sa herë që është folur për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë, gjithmonë është theksuar se një ndër potencialet që do të mund të investonin kompanitë e huaja janë edhe resurset turistike, siç është Brezovica.
Zëvendës drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë se me vite kanë kërkuar që të përshpejtohet procesi i privatizimit të Brezovicës, por që kjo çështje kishte ngecur.
Ndërkaq, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka, kohë më parë kishte deklaruar se privatizimi i këtij kompleksi turistik, do të bëhet gjatë këtij viti.
Ndërkohë, sa i përket mënyrës së privatizimit të kompleksit turistik Brezovica, zëvendës drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thekson se mënyrë më e mirë e privatizimit të do të ishte përmes koncesionit ose përmes partneritet publiko-privat.
Ndërkohë, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pritet që të enjten të paraqesë një masterplan për zhvillimin e kompleksit turistik Brezovica.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se ky masterplan do të sjellë ide për zhvillimin e këtij kompleksi turistik.
Brendar Nikaj, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë shpreson se me fillimin e zbatimit të masterplanit, plan ky i cili do të sjellë ide për zhvillimin e këtij kompleksi turistik, do të ketë investitorë të interesuar dhe më pas vizitorë të shumtë.
Brezovica është rajon turistik veror dhe dimëror që shtrihet në juglindje të Kosovës, përkatësisht në komunën e Shtërpcës, rreth 60 kilometra nga Prishtina.
Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2,500 hektarë.
Përveç dy hoteleve “Narcis” dhe “Molika”, në këtë qendër ekzistojnë edhe 300 vila, të cilat lëshohen me qira. /albinfo.ch & Radio Evropa e Lirë/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











