Lajme

Banka UBS i ka dorëzuar SHBA-së të dhëna të besueshme

Kjo bankë ka vërtetuar se ka ofruar të dhena të tilla dhe ka theksuar se ajo ka qenë e detyruar ta bënte atë

Autoritetet amerikane, gjatë hetimeve të tyre kundër bankave zvicerane, si në rastin e bankës Wegelin, Julius Bär ose Banka Kantonale e Bazelit, nuk janë mbështetur vetëm në denoncimet që i kanë bërë vetë bishtnuesit e tatimeve.

Hetuesit amerikanë, sipas asaj që shkruan Handelszeitung, duket se kanë pasur në dispozicion edhe të dhëna që kanë marrë nga banka UBS, më e madhja e Zvicrës. Konkretisht, bëhet fjalë për dosiet të cilat UBS në kuadrin e procedurës për ndihmë zyrtare, ia ka ofruar SHBA-së. Në këto dosje mund të shihet po ashtu se cilat banka i kanë marrë klientët e UBS.

Banka UBS ka vërtetuar se ka ofruar të dhena të tilla dhe ka theksuar se ajo ka qenë e detyruar ta bënte atë gjatë procedurës për ndihmë zyrtare, po kështu, banka ka ndjekur me këtë rast edhe urdhrat e autoriteteve zvicerane.