Lajme
Mobilizohen bizneset për kalimin e krizës nga moti i ftoftë
Komuniteti i biznesit kosovar ka shprehur i gatishmërinë për të kontribuar në përkrahjen e autoriteteve për sanimin emergjent të pasojave nga moti i ftohtë dhe reshjet e bores.
Në një komunikatë të lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, thuhet se bizneset anëtare të OEK-ut, veçanërisht kompanitë që disponojnë makineri që mund të përdorët për hapjen e rrugëve nga bora, janë të gatshme të ndihmojnë vendin për kalimin e krizës.
“Duke qenë plotësisht në dijeni me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të bores, ngricave, bllokadave në rrugët magjistrale dhe lokale që kanë rezultuar me rrezik të lartë për lëvizjen e qytetarëve, bllokim të procesit mësimor dhe me pengesa të mëdha në lëvizjen e mallrave dhe funksionimin e bizneseve, Oda Ekonomike e Kosovës dhe anëtarët e saj shprehin gatishmërinë e plotë të përkrahin me të gjitha format dhe mjetet e mundshme të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe lokal në terë territorin e Kosovës, në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve emergjente për përmirësim të gjendjes aktuale, thuhet në komunikatë.
Më tej në komunikatë thuhet se ndërmarrjet anëtare të Odes Ekonomike të Kosovës, sidomos ato të sektorit të ndërtimtarisë që disponojnë mjete adekuate për largimin dhe bartjen e bores dhe akullit, janë të gatshme që vullnetarisht t`i ofrojnë këto mjete në dispozicion në funksion të autoriteteve kompetente, deri në tejkalim të plotë të gjendjes aktuale dhe normalizim të rrethanave për lëvizje të sigurt të qytetareve, qasje të plotë në shërbimet esenciale dhe qarkullim të mallrave.
“Ndërmarrjet anëtare të Odes Ekonomike të Kosovës dhe stafi i tyre vazhdimisht kanë dëshmuar që janë në gjendje që në çdo moment të kontribuojnë në procese të rëndësishme, mirëpo edhe në situate krize të çfarëdo lloj natyre”, thotë OEK.
“Kontributi ynë në tejkalimin e gjendjes aktuale të shkaktuar nga natyra, kontribuon direkt në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për qytetaret e vendit si dhe krijimin e rrethanave të domosdoshme për funksionimin e ekonomisë së vendit”.
“Solidariteti i komunitetit të biznesit vendor është dëshmuar edhe në të kaluarën, jo vetëm në aktivitete brenda Kosovës, por edhe me gjerë e në veçanti në Shqipëri. Është për t’u respektuar një gatishmëri e tillë e komunitetit të biznesit vendor anëtare të Odes Ekonomike të Kosovës që dëshirojnë të kontribuojnë me zellin e tyre, jo vetëm në krijimin e buxhetit të Kosovës, në krijimin e vendeve të reja të punës, në avancim të prodhimit dhe promovim të vlerave vendore, përmirësim të bilancit tregtar, por të jenë në të njëjtën kohë edhe një shtyllë solidarizuese për të dalë në ndihmë aktualitetit të krijuar në Kosovë dhe për të evituar pasojat e motit të ligë që mund të kenë efekte negative në shumë sfera”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.
Shumë komuna të Kosovës kanë shpallur gjendje emergjente për shkak të borës së madhe që ka ra ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë









