Lajme
Raporti në OKB aktualizon akuzat e Marty-it
Raporti i hetimeve të bëra nga Task forca speciale për akuzat që dolën nga raporti i përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, do të jetë pjesë e raportit për Kosovën, të cilin do ta prezantojë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit.
Kështu çështja e dyshimeve për trafikim me organe njerëzore gjatë luftës në Kosovë, e cila në 2010, tronditi opinionin publik në vend, rajon dhe botë duket se do të riaktualizohet sërish këtë javë.
Megjithatë, nuk dihet saktësisht se çfarë do të përmbajë raporti që hyn në kuadër të raportit të zakonshëm të punës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe se a do të zë vend në diskutimet që do të zhvillohen në OKB, raporton REL.
Zëdhënësi i Task forcës për hetime speciale i EULEX-it, Juri Las, ka theksuar se hetimi i udhëhequr nga prokurori amerikan, Klint Uilljemsën, është ende në fazën e mbledhjes së informatave.
Task forca speciale e EULEX-it për hetimin e akuzave që flasin për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së 1999-s u pat themeluar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa në në muajin tetor në krye të saj erdhi prokurori Uilljemsën.
Ky i fundit pat qëndruar në Kosovë, Shqipëri e Serbi përgjatë muajve të kaluar për të mbledhur informata rreth akuzave që përfshijnë luftëtarët të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që apostrofojnë edhe emrin e kryeministrit aktual të vendit, Hashim Thaçi.
Mësohet se tanimë është kompletuar ekipi i hetuesve ndërkombëtarë të task forcës speciale, por thuhet se sipas nevojës atij mund t’i bashkëngjiten edhe prokurorë shtesë.
Zyrtarët e shtetit serb kishin kërkuar vazhdimisht që çështja e akuzave të Dick Marty-t të dërgohet për shqyrtim në instancat vendimmarrëse të OKB-së.
Prokurori amerikan Uilljemsën pat paralajmëruar se hetimet mbi dyshimet për trafikim me organe njerëzore do të jenë “të gjata dhe komplekse”.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, tha se është ende herët të flitet për ndonjë rezultat konkret në këto hetime.
Ajo shprehu bindjen se raporti i parë të task forcës speciale të EULEX-it do qetësojë rrëmujën e paqartësive mbi akuzat e senatorit Dick Marty./ albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









