Lajme
Doganat më 2011 kanë arkëtuar 827 milionë euro
Huruglica, ka bërë të ditur se ka rënë importi i mallrave me Serbinë dhe është rritur importi me Shqipërinë
Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, e ka vlerësuar mjaft pozitive punën e doganave gjatë vitit të shkuar. Pos rritjes së të hyrave prej 18 për qind në krahasim me 2010, Huruglica, ka bërë të ditur se ka rënë importi i mallrave me Serbinë dhe është rritur importi me Shqipërinë. Ndërkaq si sfidë, e cila vazhdon ta përcjellë doganën është veriu i vendit.
Importi i mallrave nga Serbia në vendin tonë ka shënuar rënie, ndërsa me Shqipërinë ka pasur rritje jashtëzakonisht të madhe. Huruglica, nuk ka mundur të jepte shifra për këtë, por ka thënë se ndikim ka pasur edhe vendimi i 25 korrikut për reciprocitet me Serbinë.
Ai ka përmendur edhe sfidën më të madhe me të cilën po ballafaqohen doganat, e kjo mbetet veriu i vendit. Sipas informacioneve të Doganës, kamionët me mallra kosovare nuk kanë hasur në pengesa gjatë hyrjes në Serbi.
Gjatë prezantimit të përmbledhjes së vitit 2011-të Huruglica, ka thënë se Doganat kanë arritur të grumbullonin 827 milionë euro të hyra, apo 127 milionë euro më shumë se në vitin 2010, e që në përqindje i bie 18 për qind më shumë.
Ndërsa sipas tij faktorët, të cilët kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë zvogëlimi në masë të madhe i kontrabandës, ngritja e akcizës për karburante dhe cigare si edhe faktorë të tjerë.
Huruglica ka folur edhe për aksionet të cilat i kanë kryer në bashkëpunim me Policinë e të cilat kanë rezultuar me parandalimin e llojeve të ndryshme të drogave , armëve si dhe deklarimet monetare. Doganat e Kosovës parashikojnë të mbledhin 867 milionë euro në vitin 2012.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











