Lajme
BE mbështet Ballkanin për integrim evropian
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, ua kanë rikonfimruar liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë, se BE mirëpret perspektivën ballkanike për integrim në BE.
Në deklaratën e përbashkët, Mogherini dhe Hahn shprehin angazhimin e tyre në rritje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt perspektivës evropiane.
“Sot patëm një takim pune me liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork për të ecur me tej me punën për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian për të gjithë rajonin. Ne rikonfirmuar mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur kohët e fundit si në nivelin e Këshillit Evropian, ashtu edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor në fillim të shtatorit”, thuhet në deklaratë.
Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian, sipas Mogherini dhe Hahn, po rrit mbështetjen e saj ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.
“Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit; presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev, konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










