Lajme
Diaspora të investojë në Kosovë
Katër ministra të Qeverisë së Kosovës ftuan sot diasporën kosovare që të investojë në vendin e tyre
Ministrat kosovarë kanë thënë se janë krijuar kushte të favorshme për investime të huaja. Përveç parave të gatshme që i dërgon për familjet e tyre, diaspora kosovare duhet edhe të investojë në Kosovë është thënë në konferencën “Tërheqja e investimeve nga diaspora”, organizuar nga Ministria e Diasporës, Oda Ekonomike dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka deklaruar se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për investime. Sipas tij, Qeveria do të punojë edhe më tutje për përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar se diaspora është fuqia më e madhe investuese që ka Kosova dhe potenciali i saj nuk është shfrytëzuar ende sa duhet.Kurse Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për investime në fushën e energjisë, por edhe në fusha tjera.
Edhe Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci bëri thirrje për investime në sektorin e bujqësisë, si një sektor me potencial të madh ekonomik dhe për hapjen e vendeve të punës.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtarë për Migrim, jashtë vendit jetojnë prej 500 deri në 900 mijë kosovarë, pjesa dërmuese e të cilëve kanë status legal. Kurse gjysma e tyre shkojnë për të punuar.
Sipas raporteve në 2010 dërgesat e tyre arrinin mbi 511 milionë euro.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









