Lajme
Maqedonasit anuluan protestën e paralajmëruar në Strugë
Komiteti për Marrëdhënie Ndëretnike apeloi që institucionet shtetërore me të gjitha kapacitetet të merren me qetësimin e tensioneve
Të rinjtë maqedonas kanë hequr dorë nga protesta e paralajmëruar për në Stugë, kundër djegies së kishave dhe tensioneve të fundit në Maqedoni.
Protesta është anuluar për ditën e sotme, ndërsa ajo nuk përjashtohet që të zhvillohet gjatë ditëve të tjera.
Vendimi i të rinjve maqedonas ka pasuar pas një takimi të përbashkët midis sektorit civil, intelektualëve maqedonas dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Maqedonase, që u mbajt në Kishën Shën Gjergji në Strugë.
Në këtë takim është biseduar për incidentet dhe ngjarjet e fundit që tronditën Strugën dhe përpjekjet për të gjetur rrugëdalje si dhë për të ndihmuar për dalje nga kjo gjendje.
“BP” radio, duke iu referuar burimeve të pjesëmarrësve në këtë takim konsultativ, që është mbajtur në ambientet e kishës “Shën Gjergji” në Strugë, raporton se rinia maqedonase strugane ka heqë dorë nga protestat e paralajmëruara, duke anuluar këtë protestë për një kohë të pacaktuar.
Ndërkohë, Komiteti për Marrëdhënie Ndëretnike apeloi që institucionet shtetërore me të gjitha kapacitetet të merren me qetësimin e tensioneve të fundit.
Në mbledhjen e këtij trupi të gjithë pjesëmarrësit i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që të përmbahen nga provokimet dhe të punojnë në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe ndëretnike.
Avokati i Popullit në fjalën e tij theksoi se të gjitha palët duhet të përmbahen nga kjo situatë që ngjallë urrejtje, sepse në të kundërtën siç tha ai, do të thellohen ndarjet dhe do të krijohen tensione që askush nuk do ti dëshironte.
Reagime kanë shprehur edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Deputetët e partive politike kanë shkëmbyer akuza dhe kritika lidhur me situatën e krijuar pas tensioneve të fundit.
Aktet e dhunës dhe tensionet janë dënuar edhe nga dy kryetarët e komunave, Ramiz Merko i Strugës dhe Pero Ilievski nga komuna e Vevçanit.
Në mbledhjen e Komitetit për Marrëdhënie midis komuniteteve kanë marrë pjesë përfaqësues të MPB-së, ministrive të tjera, organizata e Hendbollit, SHGM si dhe përfaqësitë diplomatike të SHBA-ve, Britanisë, Francës, Holandës, Bullgarisë, etj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











