Lajme
Ulja e kundërvajtjes, stimulon kontrabandën?
Tash e tutje nëse një kompani zihet duke kontrabanduar, gjoba minimale do të jetë 500 euro, nga 5000 euro sa ka qenë
Ulja e kundërvajtjeve doganore nga 5000 euro sa ishte minimumi, në 500 euro, u ka dhënë më shumë hapësirë kontrabanduesve që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre pa ndonjë problem.
Deri më tash nëse ndonjë kompani është zënë duke kontrabanduar, gjoba minimale ka qenë 5000 euro, edhe nëse vlera e produkteve të kontrabanduara ka qenë më e vogël se kjo shumë. Por, tash e tutje nëse një kompani zihet duke kontrabanduar, gjoba minimale do të jetë 500 euro, shkruan Zëri.
Zyrtarë të Doganave të Kosovës këtë ndryshim e konsiderojnë si një sukses dhe favor për biznese, por në anën tjetër, drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thekson se kohë më parë kanë kërkuar nga Ministria e Financave që të ulet minimumi i gjobës, pasi që, sipas tij, ajo ka qenë shumë e lartë, por edhe diskriminuese.
Kurse ekspertë të ekonomisë, por edhe përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se me ndryshimet e bëra Qeveria ka favorizuar kontrabandën dhe kompanitë që kanë kontrabanduar dhe po kontrabandojnë edhe më tej.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, thotë se edhe më tej nuk e ka të qartë pse Qeveria e ka ulur kundërvajtjen doganore nga 5000 euro sa ishte minimumi, në 500 euro. Sipas tij, një veprim i tillë është i pamenduar mirë nga ata që e kanë marrë.
Edhe Avni Zogiani nga Organizata për Dinjitet dhe Antikorrupsion “Çohu” thotë se kjo ulje për dhjetëfish tregon se këto politika nxirren pa pasur ndonjë studim apo ndonjë shembull të ndonjë praktike të mirë, shkruan Zëri.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











