Lajme
Mërgimtarë e kthyer formojnë Lëvizjen e të papunëve
Drejtuesit e kësaj lëvizjeje pretendojnë që rreth vetes të mbledhin të gjithë të papunët e që në fakt nuk janë pak
Kosovës iu shtua edhe një lëvizje e re. Tre mërgimtarë vendosën të kthehen në Kosovë dhe të formojnë Lëvizjen e të Papunëve Shqiptarë (LPSH). Kusht për anëtarësim është të jesh i papunë. Ata besojnë se do t’ua kthejnë shpresën mijëra shqiptarëve, edhe pse përveç llafeve, tash për tash nuk kanë asgjë për të ofruar
Me themelimin e një lëvizje të re në Kosovë, lindi edhe një shpresë, për të gjithë ata që kanë mbetur pa punë, ose për ata që nuk kanë punuar kurrë.
Kështu së paku pretendon Ekrem Krasniqi, një ish-gurbetqar i kthyer nga Belgjika, e që ka vendosur të jetojë përgjithmonë në Kosovë.
Në një kafene në qendër të Prishtinës, ai bashkë me dy shokët e tij, kanë vendosur ta themelojnë Lëvizjen për të Papunët Shqiptarë (LPSH).
Drejtuesit e kësaj lëvizjeje pretendojnë që rreth vetes të mbledhin të gjithë të papunët e që në fakt nuk janë pak
Madje LPSH-ja tashmë ka edhe zëdhënësin e saj, e ai është Ekrem Krasniqi.
Ai thotë për Express se kjo lëvizje është një adresë ku mund të lindë shpresa, edhe pse asgjë konkrete nuk mund t’i ofrojë një të papuni.
“Shpresojmë se këtu te ne, t’u lindë shpresa atyre që janë të papunë. Që kur të gjejnë punë, mos të kenë nevojë të zhgënjehen me ata që ua falën zemrën”, pohon Krasniqi.
Ideja për krijimin e LPSH’së është ngritur nga tre mërgimtarë të Kosovës. Ata janë Qamil Zekolli, Reshat Sahitaj dhe vetë Ekrem Krasniqi, të cilët deri para pak kohësh jetonin në Belgjikë, por që vendosën të kthehen në vendlindjen e tyre.
E, sikurse misioni i lëvizjes janë edhe zyrtarët e saj. Pas kthimit në Kosovë, asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë punë të rregullt. Të tillë janë Reshat Sahitaj, me profesion prej aktori e shkrimtari dhe gazetari Ekrem Krasniqi. Që të dy, pas kthimit në Kosovë, nuk kanë ndonjë punë të rregullt.
Por ka edhe më keq. Qamil Zekolli, anëtari tjetër i kësaj lëvizjeje, që me profesion është arsimtar i matematikës, gjithashtu është i papunë. E për t’u bërë pjesë e lëvizjes së këtyre tre ish-mërgimtarëve, është shumë e lehtë. Kushtet që duhet plotësuar janë të jesh i papunë. Secili që e plotëson këtë kusht, mund të paraqitet në “zyrën”, e lëvizjes, në restaurantin “Rings 1”, në Prishtinë.Por kur këta anëtarë të rinj të punësohen, ata duhet t’i ndjekin disa rregulla të LPSH’së. Të gjithë ata të cilët do të punësohen nëpërmjet LPSH’së, nëse ata do të arrijnë t’u gjejnë punë, do të detyrohen të largohen nga lëvizja. E më pas, ata që punësohen, e fillojnë të marrin rrogë, do të paguajnë vullnetarisht nga 5 euro në muaj në llogarinë e LPSH’së.Sipas zyrtarëve të kësaj lidhjeje, të drejtën për anëtarësim në LPSH e kanë vetëm ata qytetarë që janë të papunë, apo ata që punojnë me orar jo të plotë.
Por nuk janë vetëm banorët e Kosovës ata që cilët mund t’i bashkohen Lëvizjes për të Papunët Shqiptarë.
Krijuesit e saj thonë se të drejtën për t’iu bashkuar Lëvizjes për të Papunët kanë edhe shtetasit e Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, si dhe mërgimtarët shqiptarë që ndodhen nëpër të gjitha shtetet e tjera të botës. /albinfo&express/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











