Lajme
Kosova përfishet nga të reshura të mëdha të borës, ndëpritet mësimi
Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar qarkullimin në pothuajse të gjitha rrugët e Kosovës.
Rrugë magjistrale dhe ato rajonale janë të kalueshme, mirëpo më shumë vështirësi ka në rrugët lokale. Për shkak të motit, është ndërprerë mësimi për këtë javë.
Kurse Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë shkaktuar dhjetra aksidente, shumica e të cilave konsiderohet se janë shkaktuar nga reshjet e borës.
Në këto aksidente ka pasur lëndime të lehta dhe dëme materiale. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pikëkalimi Kullë-Rozhajë është bllokuar tërësisht.
Gjithashtu bora ka anuluar edhe vizitën e Presidentes në Shtërpcë, kthimin e Kryeministrit në Kosovë nga Vjena, ku ka marrë pjesë në takimin e GND-së, si dhe shumë vizita të tjera të zyrtarëve të lartë brenda vendit. Bora, sipas meteorologëve, do të bjerë edhe në ditët në vazhdim.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













