Lajme
Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra
Reagon Zyra Federale për Sigurime Shoqërore ndaj pohimeve se mund t'i humbin kontributet e tyre nëse nuk i tërheqin deri më 1 prill 2015
Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore ka reaguar ndaj deklarimeve të avokatëve ose, siç thuhet në një prononcim të tyre për Albinfo.ch, ndaj të vetëquajturëve “këshilltarë”, të cilët operojnë me deklarata të rreme dhe shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht pensionistët kosovarë.
Më konkretisht, sipas Zyrës Federale të Zvicrës nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve aktuale kontributet e pensionistëve kosovarë mund të humben krejtësisht, në rast se deri më 1 prill 2015 nuk arrihet të realizohet një marrëveshje e re në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Zyra Federale për Sigurimet Shqoqërore ka sqaruar edhe një herë se kontributet (përfitimet) mund të humben vetëm në rast se personat e prekur nuk e kërkojnë kthimin e tyre në periudhën deri në pesë vjet pas arritjes së moshës së pensionimit (mosha e pensionimit për femra është 64, ndërsa për meshkuj 65 vjeç), ose deri në 5 vjet pas vdekjes së një personi, në rast se ekziston e drejta për pension të trashëgimisë (pensioni për të vejat,vejanët ose për bonjakët).
“Këto informacione Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV) i ka shpërndarë në internet (krahaso udhëzimin në fund të dokumentit) në fillim të vitit 2010 dhe ato u janë dhënë personave të cilët kërkonin kthimin e kontributeve”, thuhet në sqarimin e Zyrës Federale për Sigurime Shoqërore.
“Duke marrë këto informacione të interesuarit edhe një herë duhet të vërtetojnë shprehimisht se ata vazhdojnë të kërkojnë kthimin e kontributeve. Avokatët ose të vetëquajturit “këshilltarë”, të cilët operojnë me këso deklaratash të rreme, shikojnë vetëm interesin e tyre dhe informojnë me qëllim gabimisht”, thuhet në sqarimin e Zyrës Federale për Sugurime Shoqërore.
Një reagim i tillë i Zyrës Federale të Zvicrës vjen pas deklarimeve në medie të avokatëve kosovarë se shumica e pensionistëve po i tërheqin kontributet e tyre nga Zvicra, me sqarimin e tyre se atë nuk mund ta bëjnë pas 1 prillit të vitit 2015, nëse nuk arrihet ndonjë marrëvshje e re Zvicër-Kosovë.
Informata të besueshme, zyrtare, në lidhje me situatën aktuale në të cilën ndodhen shtetasit kosovarë në raport me sigurimet shoqërore zvicerane mund i gjeni këtu:
Krahaso. Fleta informative e Zyrës Federale për Sigurime Shoqërore (informata për shtetasit e Kosovës, është në dispozicion edhe në përkthimin në gjuhën shqipe dhe në atë serbe) http://www.bsv.admin.ch/themen/internationales/aktuell/index.html?lang=de
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










