Lajme
Profilet e larta, mbeten sfidë për gjyqësorin
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, ka kërkuar që të ruhet dhe të mbrohet pavarësia e gjyqësorit në Kosovë.
Kjo thirrje e ambasadorit në drejtim të institucioneve ka ardhur gjatë konferencës së organizuar nga OSBE-ja ku është bërë edhe prezantimi i raportit “Pavarësia e Gjyqësorit në Kosovë: Dimensionet institucionale dhe funksionale”.
Në praninë e zëvendëskryeministrit dhe njëherazi ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, dhe të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Pecit, ambasadori Almhofer, ka sqaruar se gjyqtarët duhet të vendosin në mënyrë të paanshme, pa kufizime, pa ndikime, pa presione, pa kërcënime dhe pa ndërhyrje.
“Raporti gjen se përkundër përmirësimeve në punën e gjyqësorit, gjyqësori i Kosovës vazhdon të ketë probleme të cilat ndikojnë në qasje në drejtësi. Ka edhe kërcënime ndaj gjyqtarëve, gjithashtu raporti i përmend ndërhyrjet nga ana e ekzekutivit dhe presionit social në rastet e ndjeshme dhe qasjen e pakufizuar në komunikimin me gjyqtarët dhe prokurorët”, ka deklaruar Almhofer, raportojnë mediat kosovare.
Ministri Hajredin Kuçi pavarësisht të metave të identifi kuara në raport, ka garantuar se Qeveria e Kosovës do të punojë në drejtim që të mbështesë sistemin gjyqësor në mënyrë që ky i fundit të jetë i pavarur. Por të gjeturat e raportit dhe një pjesë e perceptimit, sipas tij, bie edhe mbi misionin EULEX.
Raporti i publikuar nga OSBE-ja si një ndër sfidat kryesore ka paraqitur zgjidhjen e rasteve të profileve të larta dhe atyre politikisht të ndjeshme.
“Rastet e tilla janë të vështirë në çdo sistem të drejtësisë, por posaçërisht për shtetet e dala nga konflikti apo në transicion. Kombinuar me madhësinë relativisht të vogël të Kosovës, komuniteteve të afërta dhe trazirave sociale të kohëve të fundit, këto lëndë paraqesin një sfidë të jashtëzakonshme për gjykatat e Kosovës”, theksohet në raport.
Raporti i publikuar ka përmendur edhe problemet me të cilat është karakterizuar procesi i riemërimit të gjyqtarëve, përmend në veçanti punën e KGJK-së, pagat e gjyqtarëve, dhunën fizike, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gjyqtarëve.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










