Lajme
Përmbyllet protesta, “Vetëvendosje” dorëzohet
Lëvizja "Vetëvendosje" në orët e para të mengjesit të sotëm ka vendosur ta përmbyllë protestën edhe pranë pikës doganore në Merdare
Disa orë më parë protesta kishte marrë fund edhe afër pikëkalimit te Dheu i Bardhë.
“Për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe teperaturës së ultë që po mbizotëron atje, është bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdare”, thuhet në një kumtesë të “Vetëvendosjes” dërguar pak pas orës 2 të ditës së hënë.
Aty shojegohet se në ora 00:30, Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato, të cilat, sipas lëvizjes, ishin mëtuar që t’ua mundësonte protestuesve qëndrimin e sigurtë në Merdare.
“Vetëvendosje” ka njoftuar edhe se policia i ka bllokuar të gjitha rrugët e kryesore për në vendin e protestës, më qëllim të bllokimit të komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës.
“Në orën 01:35, përfaqësuesit e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ e kanë mbyllur protestën e sotme në Merdare që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit.
Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjës ‘Vetëvendosje’ u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë”, thuhet në kumtesë.
“Duke qenë se u bë i pamundshëm qëndrimi te Dheu i Bardhë ku tashmë hynë veturat dhe maunet me mallra serbe, u vendos që tani nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë do të njoftoheni me kohë”, u ka thënë protestuesve nënkryetari, Shpend Ahmeti.
Ai ka njoftuar se gjatë ditës së hënë “Vetëvendosje” do të mbajë një mbledhje të kryesisë ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










