Lajme
Shpresojnë për protestë pa dhunë
Pavarësisht sjelljes së PK-së, Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka për t’iu përmbajtur planit të tyre për protestë paqësore
Vetëvendosja” ka njoftuar që protesta e sotme e saj do ta ketë skenarin e njëjtë sikur më 14 janar, por thotë që shpreson se Policia e Kosovës do ta ndryshojë të vetin.
“Ne shpresojmë e besojmë që policët tashmë e kanë kuptuar gabimin që e kanë bërë më 14 janar, posaçërisht Njësia speciale dhe do të jenë krejt ndryshe nesër”, ka thënë kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Por pavarësisht sjelljes së PK-së, Kurti ka thënë se ai bashkë me kolegët e tij kanë për t’iu përmbajtur planit të tyre i cili flet për protestë paqësore.
Kryetari i “Vetëvendosjes” i ka kërkuar PK-së që të mos pengojë subjektin e tij sikur të shtunën e kaluar, siç ka thënë ai, për të penguar Serbinë për të depërtuar në Kosovë.
Lidhur me protestën e sotme të Vetëvendosjes, Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë publik sot Urdhrin Operativ si dhe shkresën e adresuar qytetareve të Kosovës. Në komunikatën e PK-së thuhet se “me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e nesërme nga subjekti politik Vetëvendosja, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar Urdhrin Operativ të quajtur ” Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë 2″.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.
Policia e Kosovës po ashtu i është drejtuar përmes një shkrese qytetarëve, ku ka kujtuar obligimet e Policisë për ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe të drejtat e qytetarëve sipas ligjit për tubimet publike.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











