Lajme
I pastrehu dorëzon paratë e gjetura dhe fiton banesën!
Jehona e veprimit të tij ka sjellë para të mjaftueshme për të blerë një banesë. Paratë i kishin humbur shqiptarit, Mario Berisha
E mira kthehet me të mirë. Ndoshta jo gjithmonë… Por kjo ka ndodhur në rastin e një njeriu të varfër nga Vjena.
Një njeri i pastrehë ka gjetur 7000 euro në rrugë dhe pa u hamendur i ka dorëzuar ato në polici. Njeriu të cilit i kishin humbur këto të holla, ishte shqiptari 44 vjeçar, Mario Berisha.
© Hermann Schleichert
I pastrehur, 48 vjeçari Hermann Schleichert kishte gjetur në mes të rrugës, në Vjenë, zarfin me para. “Asnjë sekondë nuk kam menduar që t`i mbaj ato të holla”. Kjo do të ishte vjedhje”, thotë për mediet austriake, personi që përkohësisht është i strehuar në një shtëpi të caritasit, dhe i cili ka nevojë të ngutshme për para.
Veprimi human i njeriut të varfër ka ngjallur simpati në mesin e austriakëve dhe gjermanëve. Shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën që të ndihmojnë atë me të holla. “Prej tri ditësh telefonistët tanë nuk bëjnë punë tjetër përveç marrjes së telefonatave nga njerëzit që duan të ndihmojnë”, thotë punëtorja sociale Beer që përkujdeset për Schleichert.
Për rastin kanë shkruar tashmë edhe mjaft gazeta e revista gjermane e austriake.
Shumica ofrojnë ndihme në të holla, disa të tjerë ofrojnë vende pune për të pastrehun. Kështu, tashmë janë grumbulluar mjaft të holla për t`i blerë atij një banesë, thotë Beer.
Të hënën, në konton e tij kanë hyrë edhe 1000 euro të reja! Ato janë dhurata që shqiptari Mario Berisha i ka bërë gjetësit të parave të tij të humbura. Një shprehje zemërgjerësie kjo e Berishës, kur dihet se sipas ligjit, gjetësit i takon një shpërblim prej 450 eurosh, shkruan gazeta austriake Kurier.
Berisha jeton prej 25 vitesh në Vjenë dhe ka të punësuar 15 punëtorë në ndërmarrjen e tij. Ai nuk do ta harrojë kurrë ditën e 26 dhjetorit të vitit të kaluar. I kishte palosur 7000 euro, me të cilat planifikonte të shkonte në Kosovë, për pushimet e fundvitit. Të hollat ishin destinuar për trajtimin mjekësor të babait, i cili vuan nga kanceri.
“Isha i dëshpëruar, hulumtova gjithkah, bërtisja mallkoja…”, thotë ai duke përshkruar ditën kur kishte parë se i kishin humbur paratë. Pastaj, i vjen lajmi lehtësues: një i pastrehë i ka gjetur të hollat dhe i ka dorëzuar. “Më dukej si në një përrallë, që paska njerëz të tillë të sinqertë. Më duhet të njihem patjetër me atë njeri …”
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











