Lajme

Carla del Ponte, deshmitare për trafikim të cigareve

Ish-prokurorja e Konfederatës dhe e Gjykatës Ndërkombëtare Penale është thirrur të paraqitet në gjyqin e ri të mbajtur kundër trafikantëve të cigareve të hapur në Gjykatën Federale Penale në Bellinzona, njofton e përditshmja “24 Heures”.

Prokurorja tanimë në pension nuk deshi të konfirmojë një vërejtje që kishte bërë brenda Gjykatës Federale në vitin 2007, se i pandehuri ishte një dhelpër dinake.

Për herë të parë në këtë aferë Carla del Ponte është thirrur të paraqitet nga Ministria e Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kur ajo ishte një prokurore në Ticino ishte ballafaquar në mënyrë të përsëritur me pronarin e një byroje për këmbim të parave të Ticinosë, një nga nëntë të pandehurit e gjykimit të lartpërmendur. Asaj iu ka kujtuar se tregtari fitonte shumë të holla nëpërmjet tregtisë së cigareve.

Megjithatë, kontabiliteti i tij ka qenë gjithmonë i përsosur. Nuk është dëshmuar asnjëherë se paratë e negociuara në zyrën e tregtarit vinin nga tregtia e drogës dhe e krimit të organizuar. Carla del Ponte është nisur nga parimi se ky njeri 76-vjeçar nuk dëshironte të jetë i përfshirë në afera të tilla.

Gjyqtarja Del Ponte nuk deshi të konfirmojë një vërejtje, ku thuhej që kishte bërë brenda Gjykatës Federale në vitin 2007, se i pandehuri ishte një dhelpër dinake. “Po të kishim pasur një dyshim konkret, ne do të kishim hapur hetimet e nevojshme”, ka shpjeguar Del Ponte.

Absurde

Carla del Ponte tha se janë “absurde” disa deklarata të bëra nga dëshmitarët, të cilët kanë thëne se e kanë parë duke pirë gota në Lugano bashkë me të pandehurin. Ajo megjithatë ka pranuar se i ka thënë të pandehurit gjatë takimeve hetimore se vetë trafiku i cigareve nuk përben një shkelje penale në Zvicër.

Në gjykimin e parë, i cili u zhvillua dy vjet më herët, tregtari i monedhës kishte deklaruar se aktivitetet e tij gëzonin bekimin i drejtësisë italiane. Çfarë ish-prokurori i Ticinos mohoi para gjykatës të premten e kaluar.

Gjykimi vazhdon të martën me prezantimin e provave. Padia pritet të mërkurën dhe argumentet mbrojtëse gjatë fundjavës. Ndërsa vendimi do të bëhen publik më 21 mars.

Thyhet vendimi i parë i gjykatës

Gjykata Federale kishte anuluar vendimin e parë të gjykatës të vitit 2009, në të cilin shtatë të pandehurit u liruan dhe dy kishin marrë dënimin me kusht. Të nëntë personat duhet të gjykohet përsëri.

Të pandehurit, tetë burra dhe një grua, janë të akuzuar për pjesëmarrje ose për mbështetjen e një organizate kriminale, si dhe për pastrim parash. Në këtë grup janë katër zviceranë, tre italianë, një francez si dhe një spanjolle me vendbanim në Delémont(Jura). Vetëm shtatë prej tyre janë paraqitur në gjykatë të hënën, ndërsa dy të tjerët jo, njëri për arsye shëndetësore dhe tjetri për shkak se është i arrestuar në Itali.

Armë dhe drogë

Rasti rishtas i trajtuar në Bellinzona është i lidhur ngushtë me trafikim dhe kontrabandë të cigareve të blera me paratë nga shitja e armëve dhe e drogës. Nga viti 1996 deri më 2000, një organizatë ndërkombëtare thuhet të ketë kaluar 215 milionë fishekë me cigare në tregun italian – ku cigaret i nënshtrohen monopolit shtetëror – pas kalimit të tyre në Mal të Zi.

Sipas Misitrisë Publike të Konfederatës Zvicerane (MPK), ky treg fitimprurës është kontrolluar bashkërisht nga e ashtuquajtura Camorra napolitane dhe nga Sacra Corona Unita, mafia në Pulie (Itali).

Korrierët transportonin të ardhurat e trafikut në Zvicër, ku duhej pastruar paratë, bëhet fjalë për afro një milion euro, tregon MPK-ja. Afera në fjalë është përshkruar nga MPK-ja sikur të jetë një “aferë e krimit të organizuar më e rëndësishmja e zbuluar në Zvicër”.

Vendim i habitshëm

Në korrik të 2009-s Gjykata Federale Penale pati njoftuar vendimin e saj të “habitshëm dhe shqetësues” për MPK-në: vetëm dy prej të pandehurve u akuzuan për mbështetje të një organizate kriminale dhe u dënuan me nëntë muaj burgim me kusht, ndërsa shtatë të tjerët u liruan.

Në fund të marsit të vitit të kaluar Gjykata Federale pranoi apelin e MPK-së dhe dy të dënuarve. Duke mohuar vendimin e Gjykatës së Ticinos, ajo urdhëroi një gjykim të ri.