Lajme

Flying for Kosovo pa informacion për James Berishën

Grupi i Flying for Kosovo, bënë të ditur se ende nuk ka ndonjë plamë pozitivë për jeams Berishën.

“Ju lutem ta kuptoni se kjo assesi nuk ka ndodhur si shkak i harresës për përkrahësit tanë të çmuar, por fatkeqësisht gjer më tani ende nuk kemi arritur të sigurojmë ndonjë lajm pozitiv rreth vendndodhjes së tij. Është thellë brengosëse për ne që nuk kemi as edhe ndonjë pohim nëse James është gjallë ose jo”, thuhet në komunikatën për media të këtij grupi.

Sipas komunikatës edhe pse flitet që James është gjallë dhe mbahet në paraburgim në Eritre, në realitet nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, pasi që familjarëve të tij vazhdimisht iu është ndaluar e drejta për të komunikuar përmes telefonit me të.

”Shpresa është ende gjallë, Flying for Kosovo ende ekziston dhe ne jemi munduar që të shfrytëzojmë çdo informatë nga çdo kënd i mundshëm, në mënyrë që të dimë më shumë rreth vendndodhjes së Jamesit. Gjatë këtyre pesë muajve të fundit kemi pasur shumë takime me zyrtarë të ndryshëm nga shumë shtete të botës. Na janë thënë shumë e shumë tregime, por fakti është që asnjë nga familjarët e Jamesit nuk është lejuar që të kontaktojë me të”, thotë Flying for Kosovo.

”Është shumë e rëndësishme t’ju rikujtojmë që James Berisha është njeriu të cilin të gjithë e duam dhe e nderojmë. Për më tepër, Flying for Kosovo është misioni tek i cili ne të gjithë besojmë. Është thelbësore që të gjithë ne të vazhdojmë të bëjmë çfarë të mundemi për të ngritur vetëdijen në botë rreth pavarësisë së Kosovës”, përfundon komunikata e Flying for Kosovo.