Lajme
Veljanovski: Serbia të bëhet faktor paqeje e stabiliteti në rajon
Serbia duhet ta njoh realitetin e ri në Kosovë, ka thënë të martën në Prishtinë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanovski
Pas takimit me homologun e tij kosovar, Jakup Krasniqi, Veljanovski ka theksuar nevojen e thellimit të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe shtetit të tij.
Ndërkaq, kryeparlamentari Krasniqi shprehu falënderimin e tij për vizitën e homologut maqedonas në Kosovë, duke thënë se në të ardhmen do të ketë edhe takime tjera për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror.
Janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira edhe në interes të stabilizimit të rajonit, në takimin tjetër me presidente e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të ta ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike, sepse kjo është e ardhmja e përbashkët”, tha Jahjaga.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski tha se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë çështje të hapur mes vete dhe se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat përfshirë atë të ekonomisë dhe të infrastrukturës.
Veljanovski tha se është në interes të të gjitha vendeve të Ballkanit përshpejtimi i procesit të integrimit në strukturat euroatlantike dhe se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet tyre.
Edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në rajon.
Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë në shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











