Lajme
Zonat me prioritet për investime të huaja
Funksionimi i zonave me prioritet për investime të huaja, do të jetë prioritet i qeverisë maqedonase për vitin 2012
Autoritetet maqedonase do të promovojnë edhe këtë vit zonat e posaçme me prioritet për investime ekonomike. Në këto zona qeveria ofron lehtësira për kompanitë e huaja që të mund të investojnë kapitalin e tyre në Maqedoni.
Funksionimi i zonave me prioritet për investime ekonomike, do të jetë prioritet i qeverisë maqedonase për vitin 2012. Synimi është tërheqja e investitorëve nga jashtë.
Por sa do të realizohen investimet e reja, kjo do të varet nga reflektimi i krizës ekonomike në eurozonë, thonë ekspertë të ekonomisë. Investimet e huaja janë zvogëluar gjithandej në Evropë, një situatë e tillë pritet edhe në Maqedoni, thotë Vladimir Gligorov nga Instituti Ekonomik i Vjenës.
“Kriza financiare evropiane do të ketë reflektim edhe në ekonominë e Maqedonisë, së paku në 2-3 vitet e ardhshme. Pa përmirësim të situatës ekonomike në Evropë nuk mund të priten investitorë të huaj në Maqedoni”, thotë Gligorov.
Zona e Tetovës
Këtë vit do të fillojë të funksionojë edhe zona e përshtatshme për investime në Tetovë. Sipas ministrit të ekonomisë Valon Saraqini deri më tani gjashtë kompani të huaja janë paraqitur si investitorë për të ashtuquajturën “zonë e lirë ekonomike” të Tetovës.
Mundësitë për të investuar në këtë zonë do të prezantohen edhe para ambasadorëve të vendeve të huaja me qëllim që të tërhiqen kompanitë, të cilat do të mund të aplikojnë për menaxhim në Tetovë.
“Është një prioritet i madh i yni, por edhe një sfidë e madhe e jona që të fillojmë ta menaxhojmë atë zonë, që të kemi sukses duke e patur parasysh faktin se planifikohen të hapen diku rreth 7 mijë deri në 10 mijë vende të reja të punës dhe është një investim që planifikohet të jetë prej 300 deri në 500 milion euro. Ky do të jetë investimi më i madh në Maqedoni deri më tani”, thotë Valon Saraqini, ministër i Ekonomisë.
Vështirësi për ardhjen e investimeve nga jashtë Nga Oda ekonomike veriperëndimore e Maqedonisë janë skeptik për fillimin e funksionimit të zonës ekonomike të Tetovë. Kasam Zendeli përfaqësues i kësaj ode thotë se në zonën me prioritet për investime në Tetovë ende nuk është siguruar menaxhuesi i saj, prandaj është vështirë të priten investime të huaja. Maqedonia realisht ka probleme të pazgjidhura politike dhe e gjithë kjo ndikon edhe në tërheqjen e investitorëve nga jashtë.
“Duke i pasur parasysh problemet politike që i ka me shtetet që e rrethojnë, Maqedonia e humb atraktivitetin e kompanive të mëdha për të bërë investime. Ne shpresojmë të vijnë sa më shumë investitorë të huaj, mirëpo investitori i huaj nuk vjen të investojë në një vend nëse ai nuk sheh se do të ketë kthim të çmimit, nuk sheh siguri edhe nuk sheh se ka stabilitet politik”, thotë Kasam Zendeli.
Lehtësirat edhe për investimet e brendshme Nga shoqata e odave ekonomike të Maqedonisë thonë se investitorët e jashtëm dhe vendorë në zonat prioritare për investime duhet të kenë trajtim të barabartë.
“Ato privilegje që i marrin investitorët e huaj duhet t’u takojnë edhe investuesve të brendshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjallërohen zonat e lira ekonomike në Maqedoni”, vlerëson Mirçe Çekrexhi.
Në shtatë zonat prioritare për investime që ekzistojnë në Maqedoni, muajt e fundit ka filluar ndërtimi i disa fabrikave. Investimi i fundit është nga kompania gjermane “Kronberg dhe Shubert” e cila do të investojë në zonën industriale Zhabeni , ku do të prodhohen instalime kabllovike për industrinë automobilistike. Albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











