Lajme
Nesër varroset Bajram Rexhepi, Thaçi shpall të marten ditë zie
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Rexhepi varroset në Shipol të Mitrovicës me nderime shtetërore
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të martën, 22 gusht 2017, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi jetë sot në Turqi pas një sëmundje të rëndë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg”, thuhet ndër tjerash në vendimin e presidentit Thaçi.
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Ish kryeministri Bajram Rexhepi varroset nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa është formuar Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore. Ky komision publikon agjendën e ceremonisë mortore.
08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë
12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë
(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)
15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë
16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol
16:30 – Ceremonia e varrimit
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











