Lajme
Kush ishte Bajram Rexhepi
Më 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare.
Rexhepi vdiq në një spital të Turqisë ku po trajtohej qe disa muaj pas sulmeve që kishte përjetuar në tru.
Ish-kryeministri i vendit u lind më 3 qershor 1953 në Mitrovicë. Me profesion ishte kirurg. Rexhepi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.
Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodh i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës, shkruan RTK.
Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së PDK-së në qytet.
Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.
Rexhepi ka jetuar në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Ish-kryeministri ka shërbyer edhe si ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













