Lajme
“Liderët shqiptarë të vizitojnë Luginën e Preshevës”
Intelektualët shqiptarë kërkojnë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës edhe Shqipërisë të vizitojnë Luginën e Preshevës
Një kërkesë e tillë për të vizituar shiptarët në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc erdhi pas vizitës së fundit të kryetarit serb, Boris Tadiç në Kosovë
“Meqë presidenti Tadiç dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëkombasish të tyre, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi, duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera”, theksojnë intelektualët shqiptarë të Luginës, të kryesuar nga publicisti Refik Hasani.
Siç shkruajnë mediet në Prishtinë, një arsye tjetër për këtë vizitë, sipas banorëve vendas, është simbolika e 1 dhe 2 marsit, që këtë vit shënon 20 vjetorin e referendumit të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën dhe 11 vjetorin e marrëveshjes paqësore të Konçulit që përfundoi konfliktin e armatosur të UÇPMB-së me forcat shtetërore serbe.
Intelektualët shqiptarë të Luginës apelojnë tek institucionet shqiptare në Tiranë, por sidomos në Prishtinë, që të ngrenë zërin për të rikujtuar dëbimin dhe genocidin masiv të ushtruar ndaj shqiptarëve në këtë rajon.
Ilir Meta, në cilësinë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Shqiptar, dy vite më parë ishte një ndër zyrtarët më të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar që vizitoi Luginën e Preshevës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












