Lajme

Mësimdhënësit në Kosovë nga shtatori në grevë

Nëse qeveria e re nuk u përmbahet premtimeve për zbatimin e plotë të kontratës kolektive, ata në shtator do të nisin grevën e paralajmëruar ditë më parë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, ka deklaruar se nëse qeveria e re nuk u përmbahet premtimeve për zbatimin e plotë të kontratës kolektive, ata në shtator do të nisin grevën e paralajmëruar ditë më parë.

“Kjo ishte që ne t`i kemi në letër premtimet e partive politike, dhe cilado nga to që të vijë në pushtet, ne të kemi në letër premtimin e tyre në mënyrë që nëse kjo nuk ndodhë të plotësojë premtimin, ne të ngremë lart zërin tonë dhe t’i kritikojmë me të drejtë dhe me argumente në letër”, ka thënë Jashari për Ekonomiaonline.

Ditë më parë disa OJQ që monitorojnë sektorin e arsimit në Kosovë kanë kërkuar nga SBASHK-u që të ngre zërin edhe për cilësinë e arsimit e jo vetëm për rritje pagash.