Lajme
Holanda do që Shqipërisë t`i rikthehet regjimi i vizave
Rritja e numrit të kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë ka shtyrë policinë e kryeqytetit holandez t`i kërkojë ekzekutivit që të rivendosë regjimin e vizave për shqiptarët
Policia në Amsterdam i ka bërë një propozim interesant qeverisë së vendit. Rritja e numrit të kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë ka shtyrë policinë e kryeqytetit holandez t`i kërkojë ekzekutivit që të rivendosë regjimin e vizave për shqiptarët. The Telegraap.nl ka siguruar memorandumin përmes të cilit qeverisë i kërkohet të ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.
Që prej 2016, 36 hetime janë ndërmarrë për të dyshuarit nga Shqipëria.
“Zëdhënësi i policisë flet për një “përparim të shpejtë” të shqiptarëve në rrethin kriminal holandez. Duke vendosur vizat, policia dhe drejtësia duan të ndalojnë shqiptarët për “rrënjosjen në shoqërinë holandeze” shkruan The Telegraap.
Por kur mund t`i kthehet regjimi i vizave një shteti? Sipas rregullores mbi regjimin e vizave, kriter ndëshkues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur në të njëjtën kohë shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve, gjë që në fakt nuk ka ndodhur me Shqipërinë. Megjithatë, në rastet kur një shtet shpreh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve, parlamenti dhe Komisioni Evropian duhet të monitorojnë përmbushjen e kritereve, emigracionin e rregullt, përfitimet ekonomike, si dhe mbrojtjen e të drejtave thelbësore të tyre. Por asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










