Lajme
Pa zgjidhje për papunësinë
Një ndër prioritetet e ekzekutivit për vitin 2012 është rritja e zhvillimit ekonomik dhe rritja e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Por, njohës për çështje ekonomike shprehen skeptikë në përmbushjen e këtij prioriteti.
Sipas tyre, Kosova vazhdon të përballet me shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, dhe situata ekonomike në vend nuk siguron ndonjë përmirësim të mirëqenies sociale.
Ibrahim Rexhepi, ekspert për rrethana ekonomike, thotë se përmirësimi i mirëqenies sociale, gjithnjë ka qenë prioritet i Qeverisë, por që asnjëherë nuk ka arritur të përmirësojë këtë çështje.
Për mua është pak befasuese, se ky problem radhitet si ndër prioritet e fundit të Qeverisë për vitin 2012.
“Për mua është pak befasuese, se ky problem radhitet si ndër prioritet e fundit të Qeverisë për vitin 2012. Është e qartë që janë edhe disa probleme si këto: çështjet e statusit, çështja e pavarësisë së plotë apo integrimeve evropiane, por këto janë të pavlera deri sa populli përballet me papunësi të mëdha dhe më shkallë të lartë të varfërisë”, thotë Rexhepi.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile shprehin shqetësimet e tyre, se të rinjtë janë më të atakuarit nga papunësia në vend.
Fatlum Gogiqi, udhëheqës i organizatës joqeveritare “ Yellow”, thotë se autoritetet nuk kanë qenë të përkushtuar karshi këtij problemi.
Sipas tij, nga kjo situatë më se shumti po pësojnë të rinjtë, pasi edhe pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të gjejnë ndonjë vend të lirë të punës.
Kemi rreth 95 për qind të studentëve të cilët po diplomojnë në Universitetin e Prishtinës e nuk munden të gjejnë punë.
“Kemi rreth 95 për qind të studentëve të cilët po diplomojnë në Universitetin e Prishtinës e nuk munden të gjejnë punë. Do të thotë po krijohet një kontingjent i të diplomuarve e që nuk punësohen. Kjo është mëkat në Kosovë, pasi po ndodhin këto gjëra. Gjithkund në botë Qeveria përkrahë personat e shkolluar, ndërsa Qeveria e vendit, nuk interesohet për ta”, shprehet Gogiqi.
Shkalla e papunësisë në vend mbetet 40 për qind, ndërsa rreth 45 për qind e kosovarëve jetojnë në kufirin e varfërisë dhe 18 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme.
Ibrahim Rexhepi thotë se këto shifra do të jenë prezente edhe gjatë këtij viti, dhe shton se struktura e shpenzimeve buxhetore nuk tregon se mund të ketë përmirësim në ambientin biznesor.
Sipas tij, sektori privat mund të gjenerojë vende të reja të punës.
“Nëse analizojmë strukturën e shpenzimeve kapitale, aty vërehet se 83 për qind shkojnë përsëri në projekte që vazhdojnë dhe nuk parashihet diçka e re. Ndërsa shumën më të madhe të investimeve e tërheqë autostrada, e cila realisht nuk krijon punësim, por është një lloj strukture e domosdoshme për ardhmërinë dhe perspektiven e vendit”, thekson Rexhepi.
Sidoqoftë, në vitet e fundit në Kosovë nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë.
Ndërkaq, supozohet se tregu i punës në Kosovë i absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit, ndërsa pjesa tjetër mbesin të papunë dhe potencialisht mund të shndërrohen në persona të varfër. (Evrope e lirë)
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












