Lajme
Shumë shpejt do të procedohet zgjedhja e prokurorit të ri shtetëror
Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Mille Boshnjakovski, tha se ditën e martë, qeveria do t’i rekomandojë Kuvendit të fillojë me procedurën për të përzgjedhur pasardhësin e Marko Zvërlevskit
Shkarkimi i prokurorit të shtetit, Marko Zvërlevskit, i cili ishte në shërbim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë së tij VMRO DPMNE, ka ngjallur reagime dhe debate të ashpra në Maqedoni. Por, pavarësisht kësaj, autoritetet në Shkup kanë vendosur që ta gjejnë shpejt zëvendësuesin e Zvërlevskit, i shkarkuar dy ditë më parë nga Kuvendi i Maqedonisë.
Më 22 gusht, Qeveria në Shkup do t’i propozojë Kuvendit të bëjë shpallje për prokurorin e ri shtetëror.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mille Boshnjakovski, në konferencën për shtyp deklaroi se në seancën e ardhshme ditën e martë, qeveria do t’i rekomandojë Kuvendit të fillojë me procedurën për të përzgjedhur pasardhësin e Marko Zvërlevskit.
Pas kësaj, Kuvendi duhet të bëjë shpallje në “Gazetën Zyrtare” si dhe në të paktën dy gazeta ditore, njëra prej të cilave duhet të jetë në gjuhën shqipe.
Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes.
“Përzgjedhja e një profesionalisti, gjegjësisht personi me dinjitet, i cili do ta kthejë reputacionin e funksionit të prokurorit publik, do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën dhe do të sillet në mënyrë të barabartë, të paanshme dhe të përgjegjshme në ndarjen e drejtësisë. Njëherazi do ta kthejë besimin e qytetarëve në institucionet gjyqësore”, u shpreh Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Prokurori i ri publik do të duhej ta pastrojë oborrin e vet, në rast se dëshiron një prokurori të shëndoshë dhe të pavarur, thotë avokati i Shkupit Zvonko Davidoviq, i cili njëherazi paralajmëroi se do të kandidojë për prokuror shtetëror publik, transmeton Zhurnal.
Për Tv21 thotë se mënyra se si ka punuar Marko Zvërlevski viteve të kaluara, më nuk guxon të përsëritet.
“Për fat të keq, prokuroria jonë e rregullt nuk funksiononte. Të gjitha problemet filluan nga atje dhe mendoj se atje edhe do të përfundojnë, sepse gjyqësori është ai që, nëse reformohet siç duhet, do ta dallonte një shtet normal dhe demokratik, nga një shtetet me të gjitha problemet që i patëm deri më tani”, tha Zvonko Davidoviq.
Nga VMRO-DPMNE akuzuan se shkarkimi i Zvërlevskit u bë vetëm e vetëm që Zaevi të mbrohet nga disa raste gjyqësore të hapura kundër tij.
“LSD-së nuk i intereson ligji. Zoran Zaevit i shpejtohet. I gjithë opinioni e pa se si ai kërkon 100 mijë euro ryshfet. Prandaj, LSD-ja kërkon që sa më parë të fillojë procedura për përzgjedhje të prokurorit të ri publik. Dikush i cili do të jetë i dëgjueshmi i Zaevit. Dikush që do të tentojë për herë të tretë ta shpëtojë dhe ta amnistojë, siç ndodhi në rastet “Global” dhe “Puç“”, u shpreh Trajçe Dimkov, VMRO-DPMNE.
Informacionet flasin se kandidatë për prokuror të ri shtetëror të Republikës së Maqedonisë, përveç Zvonko Davidoviq, do të jenë edhe Aleksandar Tortevski, Aleksandar Nakov dhe Lorija Vanevska. Aktualisht nuk është paraqitur ndonjë kandidat shqiptar, edhe pse nuk dihet nëse kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes për koalicion që prokurori shtetëror të jetë i komunitetit maqedonas.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












