Foto ilustrim
Lajme
QKUK ndihmohet me barna kundër kancerit
Donacionin me këtë lloj medikamenti në vlerë prej 500 mijë dollarëve kësaj klinike ia ka dhuruar "Americares" përmes partnerit vendor “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”
Klinika e Onkologjisë në QKUK tashmë e ka më të lehtë për të trajtuar kancerin e mushkërive. Këto ditë kjo klinikë është furnizuar me medikamentin Afatinab që vepron si barrierë e cila ngadalëson ose ndalon zhvillimin e qelizave të kancerit, transmeton albinfo.ch.
Donacionin me këtë lloj medikamenti në vlerë prej 500 mijë dollarëve kësaj klinike ia ka dhuruar “Americares” përmes partnerit vendor “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”. “Americares vazhdon të mbështesë punën e `Aksionit për Nëna dhe Fëmijë`dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre.
Në rastin konkret, shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimesi dhe të përkrahet në nivel institucitonal”, ka thënë Dafina Krasniqi nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












