Lajme
Dy ndërmarrje shoqërore në Kosovë në prag të falimentimit
Zyra Kombëtare e Auditimit e kishte paralajmëruar “Trainkosin” për vështirësitë financiare me të cilat mund të përballet nga shkaku i planifikimeve joadekuate dhe i menaxhimit jo të duhur
Ditë më parë, në mungesë të buxhetit ndërpreu qarkullimin e linjës Prishtinë-Pejë dhe atë Prishtinë-Han i Elezit. Por ndërmarrja publike “Trainkos” është në prag të falimentimit edhe për shkak të keqmenaxhimeve që janë bërë si dhe humbjeve të shumta dhe planifikimeve joadekuate të të hyrave.
Mosqarkullimi i këtyre dy linjave i ka shkaktuar vështirësi financiare edhe ndërmarrjes tjetër “Infrakos”.
Zyra Kombëtare e Auditimit e kishte paralajmëruar “Trainkosin” për vështirësitë financiare me të cilat mund të përballet nga shkaku i planifikimeve joadekuate dhe i menaxhimit jo të duhur, shkruan Koha Ditore.
“Mjetet e ndara për këtë transport nga QRKS-ja janë shpenzuar në muajin qershor të këtij viti. Deri më tani trenat janë mbajtur në operim me mjete vetjake nga ana e ndërmarrjes, por mbajtja e tyre më gjatë në operim është e pamundur”, ka njoftuar kjo ndërmarrje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











